Connect with Us

Spaho denoncon kontratën korruptive/ Qeveria 30 milionë euro klientëve që do menaxhojnë Terminalin e Konteinerëve

Politikë

Spaho denoncon kontratën korruptive/ Qeveria 30 milionë euro klientëve që do menaxhojnë Terminalin e Konteinerëve

Publikuar

-

Spaho denoncon kontratën korruptive/ Qeveria 30 milionë euro klientëve që do menaxhojnë Terminalin e Konteinerëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka denoncuar aferën me terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Spaho deklaron se qeveria do t’i japë 30 milionë euro klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve.

Sipas tij, kontrata është plotësisht korruptive, pasi pretendon se klienti nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike.

“Shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera, sepse Edi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit.

Kontrata është plotësisht korruptive. Klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike. Është përfitim i paldrejtë në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

LEXO EDHE:  Viti 0 në financa / Çfarë “fshihet” pas amnistisë, pse nuk mund të përfshihen emigrantët

Me 30 milionë euro qeveria në largim e Edi Ramës mund të kishte paguar çekun 1 mijë euro për 30 mijë biznese, duke i mbrojtur ata nga falimentimi.

Pas 25 Prillit askush nuk do të gëzojë pasuritë e marra padrejtësisht apo, akoma më keq, duke fshehur prapa emrave të kompanive, qeveritarët e korruptuar”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta ktheu Kodin Zgjedhor në Parlament/ Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Publikuar

-

Nga

Meta ktheu Kodin Zgjedhor në Parlament/ Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Pas rikthimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta deputetja Rudina Hajdari kërkon ribledhjen e Këshillit Politik.

Sipas Hajdarit, kthimi i Kodit Zgjedhor të ndryshuar në kuvend nga Presidenti është një mundësi e mirë për tu riulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar se si mund të arrihet një produkt i cili të gëzojë mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Presidenti i Republikës e ka rikthyer për shqyrtim Projektligjin për ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe në gjykimin tim kjo është një mundësi e mirë për tu riulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar se si mund të arrijmë një produkt i cili të gëzojë jo vetëm mbështetjen e një pale, sic është rasti aktual, por mbi të gjitha mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Në 30 vite, reformat zgjedhore në këtë vend kanë shërbyer vetëm e vetëm për të përfaqësuar interest e pak njerëzve, duke e deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e dobësuar fuqinë e tyre, duke deformuar kuptimin e sovranitetit të popullit e duke prodhuar si rrjedhojë kriza politike të cilat e kanë mbajtur vendin peng.

LEXO EDHE:  Vasili paralajmëron skandale të reja nga qeveria

LEXO EDHE:  Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

Kur u bëra pjesë e Këshillit Politik, mendova se kishim një shans që ta ndalonim këtë traditë të shëmtuar dhe për herë të parë të prodhonim një produkt i cili do ti shërbentë shumicës së qytetarëve e jo 2 po 3 politikanëve.

Prandaj, duke shfrytëzuar mundësinë që kemi përpara, ju ftoj që ditën e martë, në orën 11:00, të riulemi në tryezë dhe të arrijmë një kompromis, ku baza duhet të jetë fuqizimi i qytetarëvë duke i dhënë përparësi absolute në formulën e përzgjedhjes së deputetëve, votës qytetare e jo preferencës së kryetarëve.

Kjo do të ishte një sinjal nga ana juaj, se keni në fokus qytetarët e jo interesat e ngushta personale. Do të tregonte se ju intereson më shumë Shqipëria e jo partia.

Qytetarët shqiptarë janë duke na ndjekur me shumë vëmendje dhe jam e bindur se do ndëshkojnë rëndë ata të cilët vazhdojnë avazin e vjetër të manipulimit dhe mashtrimit për hir të pushtetit.

Duke shpresuar në një reagim pozitiv, Rudina Hajdari”, shkruan Hajdari./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën/ Mos na ço më korrierët e tu, sosi uji i gamiles tënde

Publikuar

-

Nga

Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën/ Mos na ço më korrierët e tu, sosi uji i gamiles tënde

Kryeministri Edi Rama reagoi me tone të ashpra ndaj presidentit Ilir Meta, i cili ka sulmuar gazetarin Carlo Bolino dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Por vetëm pak minuta pas deklaratës së reut të qeverisë, ka rardhur edhe kundërpërgjigja e Tedi Blushit, zëdhënësi i presidentit.

Blushi i jep disa urdhra Ramës dhe i thotë të mos i dërgojë më korrierët e tij për t’i dhënë Metës të tjera materiale demaskuese.

“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi? A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar? A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht! Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!

LEXO EDHE:  “Qeveria është vetë një KÇK”/ Mark Marku: Ligji i censurës do shkaktonte një dëm shumë të madh

LEXO EDHE:  Viti 0 në financa / Çfarë “fshihet” pas amnistisë, pse nuk mund të përfshihen emigrantët

Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi! Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.

Ilir Meta është Presidenti i Popullit dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve. Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli! Kthehu urgjent te 5 qershori, ndryshe ora e përballjes po afron”, shkruan zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vdekja e 53-vjeçarit/ Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzave të PD-së

Publikuar

-

Nga

Vdekja e 53-vjeçarit/ Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzave të PD-së

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të PD-së për humbjen e jetës së 53-vjeçarit nga Ndroqi, pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë mjekim për gjendjen shëndetësore.

Burime zyrtare bënë me dije se Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet Lutfi Çekiri, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT.

“Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE