LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga e re e Velipojës/ Rama thumbon Voltana Ademin: Hëngra prej saj baltën ekstra të sharjeve

3 Tetor 2020, 16:38, Politikë CNA
Rruga e re e Velipojës/ Rama thumbon Voltana Ademin: Hëngra prej saj

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm pak më parë lidhur me ndërtimin e rrugës së re të Velipojës.

Rama deklaron se ka përfunduar shtrimi i kësaj rruge, ndërsa thumbon kryetaren demokrate në detyrë të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin.

Kreu i qeverisë pretendon se Voltana e ka vonuar qeverinë një vit me plotësimin e dokumentave të shpronësimeve.

?Ja ku përfundoi edhe shtrimi i segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës, ku pritëm një vit e kusur bashkinë e Shkodrës të plotësonte dokumentat e shpronësimeve dhe e hëngra edhe unë baltën ekstra të sharjeve e të akuzave këtu, që “u vodh rruga” meqenëse nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës

Tani sistemimet e fundit, sinjalistika dhe ta gëzojnë shkodranët këtë rrugë turistike që u erdhi rruga kah s’e pritën, pasi votuan 30 vjet ata që i lanë pa rrugë.

Së shpejti hapim Shëngjin – Velipojën dhe garën ndërkombëtare për Milot – Muriqanin, që e bën Shkodrën pjesë të aksesit në Korridorin Blu?, shkruan Rama në rrjetet sociale, krahas një videoje të rrugës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga