Connect with Us

Po kurohet në spital pasi u konfirmua me Covid-19/ Reagon sërish Donald Trump

Bota

Po kurohet në spital pasi u konfirmua me Covid-19/ Reagon sërish Donald Trump

Publikuar

-

Facebook, Twitter dhe Tik Tok japin njoftimin/ Çdo mesazh që uron vdekjen e presidentit do të hiqet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani Trump, janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i SHBA-ve, ndërsa mbrëmjen e djeshme ai ka pasur shqetësime dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mjeku i Trump, Sean Conley, tha sot në një konferencë për mediat, nga spitali Ealter Reed ku po trajtohet presidenti, se deri më tani ai është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Por pak më parë ka reaguar vetë presidenti amerikan, i cili thotë se falë ndihmës së stafit mjekësor, ndihet mirë.

Ai inkurajon qytetarët që të stimulojnë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë.

LEXO EDHE:  Votoi kundër emërimit të Çuçit dhe Ikonomit/ Justifikohet Mimi Kodheli: Nuk kisha syzet

“Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën Mjekësore Ëalter Reed, dhe gjithë të tjerët nga institucionet e jashtëzakonshme që u janë bashkuar atyre, janë të mahnitshëm!!! Një përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër kësaj sëmundje. Me ndihmën e tyre, po ndihem mirë!

SHBA-ja jonë e madhe dëshiron dhe ka nevojë për stimul. Punoni bashkë dhe bëjeni atë atë. Faleminderit!”, shkruan Trump në Twitter./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron një viktimë dhe 221 raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 221 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,160 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Prishtina.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 4 gusht janë shëruar 21 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 888.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,844 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Artan Hoxha: Mund të kemi fluiditet brenda së majtës

Prej tyre 2,268 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Deklarata e Vuçiç kundër Bashës/ Rama: Ishte kurth, mori hak ndaj meje

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 14,616 persona. Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 162,807, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 460,297./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori një moratorium të ri kundër dëbimit nga banesat deri më 3 tetor, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të zbusë kritikat nga progresistët se ka lejuar dëbimin nga banesat të banorëve në kushte të vështira gjatë pandemisë.

Moratoriumi i njoftuar të martën mund të ndihmojë miliona vetë të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, në një kohë kur vazhdon përhapja e variantit delta dhe shtetet nuk kanë vepruar me shpejtësi për të ndarë ndihma. Masa ndalon dëbimet nga banesat në komuna me “nivele të konsiderueshme dhe të larta” të përhapjes së virusit gjë që përfaqëson zona ku banon 90% e popullsisë amerikane.

Ky veprim përfaqëson një ndryshim qëndrimi nga administrata aktuale, e cila gjatë fundjavës lejoi skdimin e moratoriumit të mëparshëm duke thënë se zgjtja e tij nuk lejohej në bazë të një vendimi të Gjykatë së Lartë. Kjo shkaktoi një hendek të thellë mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve progresistë, të cilët këmbëngulin se qeveria federale duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar rreth 3.6 milionë amerikanë që të mos humbasin shtëpitë gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:  Përplaset makina me autobusin në Elbasan/ Plagosen pesë persona

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Artan Hoxha: Mund të kemi fluiditet brenda së majtës

Në komente të martën nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të peshonte opsionet. Por dukej që presidenti nuk ishte plotësisht i bindur se moratoriumi do t’u rezistonte padive lidhur me kushtetutshmërinë, duke thënë se kishte kërkuar mendimin e ekspertëve lidhur me ligjshmërinë.

Presidenti shtoi se edhe nëse moratoriumi kundërshtohet me padi gjyqësore, gjithsesi do t’u japë ca kohë shtesë shteteve dhe komunave të aktivizojnë miliarda dollarë ndihma për banorët e tyre në rrezik dëbimi nga banesat.

Zyrtarët e administratës kishin thënë më parë se Gjykata e Lartë nuk i kishte lejuar të vendosnin një moratorium të ri pa mbështetjen e Kongresit. Kur Gjykata e Lartë lejoi zgjatjen e moratoriumit të mëparshëm në korrik, gjykatësi Brett Kavanaugh shkroi se zgjatje të mëtejshme kërkonin akt nga Kongresi.

Por të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksoi ritmet e ngadalta të ndarjes së ndihmave në nivel komunal si arsye për moratoriumin e ri.

Presidenti Biden këmbëngul se shtetet kanë sasi të mjaftueshme ndihmash federale që duhen përdorur nga autoritetet lokale në ndihmë të personave në nevojë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Përplasen dy trena në Republikën Çeke/ 2 persona humbin jetën, me dhjetëra të plagosur

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy trena në Republikën Çeke/ 2 persona humbin jetën, me dhjetëra të plagosur

Dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke ditën e sotme, ku dy persona kjanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Policia tha se përplasja ndodhi rreth orës 08 të mëngjesit në qytetin e Milavce.

Autoritet çeke thanë se një tren që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani dhe një tren lokal pasagjerësh u përfshinë në përplasje.

Dhjetëra njerëz u plagosën, pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas deklaratës së Shërbimit të Shpëtimit të Zjarrit të rajonit Plzen. Katër helikopterë po transportonin të plagosurit në spitalet aty pranë.

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Valbona Mezini/ Në Parlament ka lloj lloj zhabash

LEXO EDHE:  Votoi kundër emërimit të Çuçit dhe Ikonomit/ Justifikohet Mimi Kodheli: Nuk kisha syzet

Ministri çek i Transportit Karel Havlicek u shpreh se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e lartë e njërit prej trenave që nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE