Connect with Us

Përleshje mes të rinjve në Elbasan/ Policia zbardh detajet

Kronika

Përleshje mes të rinjve në Elbasan/ Policia zbardh detajet

Publikuar

-

Policia aksion në Tiranë/ Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ku një grup të rinjsh u përleshen me njëri tjetrin.

Sipas uniformave blu, dy shtetas janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike si dhe dëmtuan ambientin e lokalit.

“Shërbimet e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes klientëve dhe personelit të shërbimit të lokalit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pjeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar me personelin e shërbimit të këtij lokali si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive njëri prej klientëve që nisi konfliktin , shtetasi A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë shtetasit A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç. të cilën e kishte me qira janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si armë e ftohët.

LEXO EDHE:  Policia i "vë kufirin te thana" Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërim i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike “. Dhe A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve: J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë kanë mundur të largohen.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht sot në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç me origjinë nga Kosova, i cili kishte hyrë të lahet në det por ka pësuar atak teksa po lahej, duke ndërruar jetë.

Trupi është transportuar në morg, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Përplaset me armë me policinë/ Zhduket autori

LEXO EDHE:  I vë thikën në fyt babait/ Arrestohet 35-vjeçari

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasjet në vend/ Urdhër i ri për drejtuesit e policisë

Publikuar

-

Nga

Persona të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, apo edhe në konflikte për motive banale, do t’u  sekuestrohet arma e zjarrit, nëse e disponojnë një të tillë me leje. Ky është urdhri më i fundit që drejtues të Policisë së Shtetit u kanë dhënë vartësve të tyre në të 12 qarqet e vendit.

Sekuestrimi i armëve, edhe pse me leje, do të bëhet ndaj atyre personave që policia ka humbur besueshmërinë. Kjo, në rastet kur një qytetari rezulton i denoncuar apo kallëzuar në polici.

Ky urdhër vjen menjëherë pas vrasjeve të ndodhura muajt e fundit, disa prej të cilave kanë qenë për motive të dobëta apo konflikte banale.

Dy javë më parë, Policia e Shtetit vendosi që të shtyjë afatin e regjistrimit të armëve të zjarrit që nga viti 1993, kryesisht ato të gjahut e sportivet.

Afati i fundit për t’i regjistruar në sistemin elektronik SIMA është deri në fund të vitit. Fillimisht ishte parashikuar parashikuar që afati përfundimtar të ishte deri më 31 Maj.

LEXO EDHE:  Manovra të rrezikshme me motor uji mes pushuesve/ Gjobë dy të rinjve

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në rugën e Tufinës/ Policia në vendngjarje

ABC mëson se gjithsej në të gjithë vendin rezultojnë të regjistruara 103.459 armë me leje. Ato janë të regjistruara vetëm në procesverbalet e uniformave blu.

Ndërsa deri më tani, në sistemin elektronik SIMA janë regjistruar 65.071 armë.

Numrin më të lartë të armëve me leje e mban Tirana, me 18.400. pasohet nga Fieri me 16.200armë, e duke vijuar me Durrësin me 10.200. Me numër më të vogël vijojn qarqet e tjera si Shkodra, Lezha, Vlora dhe Elbasani me nga 8 dhe 9 mijë armë. Ndërsa qarku që ka numrin më të vogël të armëve me leje është Kukësi, me 2.131.

Nga ana tjetër, policia ka planifikuar të bëjë edhe një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve që nga 1997-ta. Ky projektligj pritet të miratohet nga parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

ARMËT ME LEJE NË QARQE

Tiranë 18400 armë

Fier 16200 armë

Durrës 10200 armë

Shkodër 9200 armë

Lezhë 9000 armë

Vlorë 8200 armë

Elbasan 9750 armë

LEXO TE PLOTE