Connect with Us

Partneri ju tradhton?/ 6 gjërat që nuk duhet t’i bëni në këtë rast

Life Style

Partneri ju tradhton?/ 6 gjërat që nuk duhet t’i bëni në këtë rast

Publikuar

-

Partneri ju tradhton?/ 6 gjërat që nuk duhet t’i bëni në këtë rast

Mos e injoro tradhëtinë

Mos u sillni sikur asgjë nuk ka ndodhur, në të kundërt nuk do të mund të zbuloni problemet që qëndrojnë në thelb të lidhjes tuaj dhe që e kanë çuar partnerin drejt tradhtisë. “Ka sigurisht raste kur njerëzit tradhtojnë vetëm për seks, por në pjesën më të madhe, tradhtia vjen si përpjekje e partnerit për të nxjerrë në pah problemet e lidhjes.”-shpjegon Firstein. Duke u përpjekur t’i kuptoni këto probleme, gjasat që një tradhti tjetër të ndodhë janë shumë të pakta. Gjërat nuk duhet të kthehen si më parë, punoni për të krijuar një marrëdhënie të re, të fortë dhe përmbushëse për të dy.

Mos fajëso veten

Nuk është faji yt pse partneri nuk diti të komunikojë nevojat e tij. Nuk je përgjegjëse, nuk e ke ‘merituar’ diçka të tillë, por kjo s’do të thotë që nuk duhet të përpiqesh më.

Mos merr hak

Mund të të bëjë të ndihesh më mirë për momentin, por nuk do të zgjidhë asgjë. Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëpunoni që të jeni sërish ‘në të njëjtën faqe’.

Mos përmendni tradhtinë për të fituar argumentet

LEXO EDHE:  “Kishim marrëdhënie miks”, gruaja e lordit të drogës dëgjon rrëfimin e dashnores në sallën e gjyqit

Fakti që ai ju ka tradhtuar, nuk ju jep të drejtë ta përdorni si kartë për të dalë nga debatet. “Epo të paktën unë nuk të kam tradhtuar!” në fund të çdo fjalie, nuk do të zgjidhte asgjë.

Mos e përshpejto ‘procesin e shërimit’

Merr të gjithë kohën që të duhet për ta përtypur atë që ka ndodhur dhe bëja të ditur partnerit tënd. Do të bëni shumë pyetje dhe është normale, do të dëgjoni të njëjtat përgjigje disa herë, por kjo është e gjitha pjesë e procesit të shërimit. Nëse partneri juaj lodhet nga kjo situatë, atëherë mbase ka ardhur koha t’i jepni fund.

Mos u largoni nga ndihma e profesionistëve

Shumë çifte i drejtohen terapistëve pasi ka ndodhur ‘gjëma’, kur fare mirë mund ta parandalonin duke shkuar rregullisht tek një specialist. “Mund të jetë e frikshme të analizosh lidhjen tënde përballë partnerit, por një terapist mund t’ju ndihmojë të gjeni gjuhën e përbashkët. Mos kini frikë t’i drejtoheni një profesionisti, ata kanë parë dhe dëgjuar gjithçka,” përfundoi Firstein./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 20 nëntor 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 11 nëntor 2020

Dashi
Eshtë më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak se është Hëna që ju stimulon.

Demi
Probleme të mëdha dhe të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.

Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarsisht se Marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

Gaforrja
Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjerë ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani
Parashikohet një ditë plot intensitet, e natyrisht, jo aq në punë sa në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.

Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

Peshorja
Me Mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

LEXO EDHE:  “Kemi jetuar një jetë të mrekullueshme”/Çifti i moshuar gjëndet pa jetë në shtëpinë e tyre

LEXO EDHE:  Historia e dashurisë që i preku të gjithë/ Çifti i të moshuarve ndërron jetë në të njëjtën ditë pas 71 vitesh martesë

Akrepi
Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndosheni. Mërkuri jua “bën me sy” nga lart.

Shigjetari
Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

Bricjapi
Ndikimi pozitiv i një sërë yjeve do t’ju djekë sot gjatë gjithë ditës dhe nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

Ujori
Edhe sot pritet një ditë pëtgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.

Peshqit
Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqëndroheni, sepse Marsi nuk ju jep kohë. Pozitiv edhe erosi.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Një nga modelet më të bukura shqiptare/ Kjo është vajza që po çmend ndjekësit me tiparet e saj

Publikuar

-

Nga

Një nga modelet më të bukura shqiptare/ Kjo është vajza që po çmend ndjekësit me tiparet e saj

Bukuri e mirfilltë shqiptare. Një vajzë shtatlartë me tipare qiellore është ish Miss Universe Albania 2015 Megi Luka.

Sot ajo është një nga fytyrat më të kërkuara nga fotografët dhe revistat e njohura. Megi është nga Fush Kruja dhe e ka filluar karrierën e saj si modele që në moshë fare të vogël.

Ajo u evidentua për bukurinë dhe trupin perfekt. Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të bukura të Megi Luka që mahnit me bukurinë e tiparet e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Nënë për herë të dytë?/ Maya tregon planet e së ardhmes

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja e muzikës popullore, Maya ka lancuar prej disa ditësh projektin e saj më të ri me titull “Hey Mama”.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo zbuloi si lindi kjo këngë nga një telefonat e kompozitorit Gramoz Kozeli dhe deri te prapaskenat e videoklipit.

“Ka qenë një krijimtari e Gramoz Kozelit dhe kur mora telefonatën shkova dëgjova demon dhe më pëlqeu shumë. Thash unë do e marr këtë këngë dhe do e publikojë. Është pak problem në këtë kohë se dëgjohet vetëm në Youtube se kjo është një këngë me ritëm, kërcehet në club, disko, dasma, evente, po tani nga që janë të mbyllura nuk shijohet. Vajzat e klipit janë mbesat e mia, erdhën nga Athina. Njëra ka mbaruar për aktrim, ndërsa tjetra për filozofi. Gjithashtu ka qenë pjesë e videoklipit, Silvana Rusi, të cilën e përshëndes”, tha Maya.

Më tej, e pyetur në aspektin personal, këngëtarja ka treguar se pandemia e ka ndihmuar të kalojë më shumë kohë me djalin e vogël.
Ndërsa ka thënë se me përfundmin e kësaj periudhe të vështirë ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë.

LEXO EDHE:  E tradhëtoi me shoqen e ngushtë/ Khloe Kardashian i habit të gjithë, mbron ish partnerin

LEXO EDHE:  Tre tipat e meshkujve që duhet t'i mbani sa më larg vetes

“Kam më shumë kohë që të merrem me rritjen e djalit. Pasi je më i impenjuar kur ke punë. Gjithsesi mirë është që të mos zgjasi më.
Më kanë thënë për të dytin. Më vjen për të qeshur. Po dale i them, të kalojë cik kjo pandemia. Do i blejmë një motër në dyqan”, u shpreh Maya.

LEXO TE PLOTE