LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në bisedime me Prishtinën, zbulohet paga e majme që kërkon Gavazaj

3 Tetor 2020, 15:04, Sport CNA
Në bisedime me Prishtinën, zbulohet paga e majme që kërkon

Enis Gavazaj u largua pak ditë më parë nga Kukësi. Sulmuesi 25-vjeçar është pranë firmës me Prishtinën, por për momentin pengesë për firmën e tij mbetet rroga e lartë që ka kërkuar. Siç raporton ?Insporti?, Gavazaj ka kërkuar një pagë prej 10 mijë eurosh në muaj e një shifër e tillë është konsideruar e lartë nga drejtuesit e skuadrës kryeqytetase.

Prishtina është informuar që Gavazaj përfitonte një pagë prej 7 mijë eurosh te Kukësi dhe dëshirojnë t?i paguajnë afërisht të njëjtën shumë. Dita e sotme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Gavazajt pasi palët do të ulen sërish në bisedime edhe nëse gjendet marrëveshja zyrtarizimi mund të bëhet në orët në vazhdim. Kujtojmë që Prishtina ka afruar në këtë merkato lojtar si Sabjen Lilaj, Gledi Mici dhe Gent Muçën.

Lajmet e fundit nga