Connect with Us

Largohen nga puna 120 persona në Drejtorinë e Transportit/ Pesë deri 20 mijë euro ryshfet për punësim

Denoncim

Largohen nga puna 120 persona në Drejtorinë e Transportit/ Pesë deri 20 mijë euro ryshfet për punësim

Publikuar

-

Largohen nga puna 120 punonjës/ Pesë deri 20 mijë euro ryshfet për punësim në Drejtorinë e Transportit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.

Berisha deklaron se 120 punonjës në 13 drejtori rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, janë larguar nga puna me pretendimin ristrukturim riorganizim.

Sipas tij, drejtori rajonal i Tiranës Arnis Hoxha kërkon 5000 euro për një specialist të thjeshtë dhe 10 deri 20000 euro për një komisioner teorie ose praktike.

“Përshëndetje doktor, po u shkruaj për zumallin dhe reprezalien që po bën Gjiknuri Isaraj dhe Inxhinjeri i pa diplomuar Arnis Hoxha ose ushtari besnik i Blerina Gjylametit. Me një vendim qeverie të dt 23.03.2018 largohen nga puna 120 veta në të 13 drejtoritë rajonale të shërbimit të transportit rrugor me pretendimin ristrukturim riorganizim, ku vetë drejtori rajonal i Tiranës Arnis Hoxha vazhdon masterin për mjete lëvizëse pranë Fakultetit inxhinierisë Mekanike UPT me shkëputje nga puna. Por në të vërtetë ai aktualisht është në post drejtues.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e paralajmëruar nga CNA.al/ Flet Sandër Lleshaj: Plani im është që…

Riorganizimin dhe ristrukturimin ata e kuptojnë me largimin e specialistëve ekspertëve me 11 vjet eksperiencë në të gjithë sektorët. Dhe i vetmi preteks ishte bindja politike. Ky drejtori i ri e ka rritur shumë kuotën, 5000€ për një specialist të thjeshtë, 10 deri 20000€ për një komisioner teorie ose praktike. Dhe e fundit fare, në këtë instucion vijnë persona që nuk janë as me emërim dhe as me kontratë pune, qëndrojnë si dublant me demek po mësojmë punën. Ku kodi i punës dhe statuti i kësaj ndermarje nuk lejon të ketë në ambjentet e saj as praktikantë dhe as kursantë pa pagesë”, thuhet në mesazh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Qytetarit në Durrës i vjedhin gomën e biçikletës, i lënë vetëm skeletin

Publikuar

-

Nga

Qytetarit në Durrës i vjedhin gomën e biçikletës, i lënë vetëm skeletin

Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme disa nga çudirat që ndodhin në Shqipëri. Kanë qenë qytetarët që kanë dërguar video në redaksinë e emisionit.

Një qytetar në Durrës është ankuar se atij i kanë vjedhur gomën e biçikletës duke i lënë vetëm skeletin. Sipas tij, biçikleta ka qenë e lidhur në një vend publik, por gjatë natës hajdutët i kanë marrë gomën e parë.

Ndërkohë në Tiranë, një kosh për mbetjet e qytetit ka përfunduar në lumin Lana. Një qytetar ka dërguar videon në emision “Stop”, por shprehet se nuk ka informacion se si koshi mund të ketë përfunduar në shtratin e lumit.

LEXO EDHE:  Yuri Kim mesazh të fortë politikës/ Gazetarët s’duhet të kërcënohen pse bëjnë pyetje të vështira

LEXO EDHE:  Yuri Kim mesazh të fortë politikës/ Gazetarët s’duhet të kërcënohen pse bëjnë pyetje të vështira

Nga ana tjetër një qytetar denoncon se uji i ujësjellësit të Cërrikut është shumë i ndotur. Ndërsa një qytetar nga Divjaka ankohet se nuk është kryer vijëzimi i një rrugë të sapo ndërtuar./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Paguan agjencinë për kontratë punë në Maltë, përfundon në burg

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Paguan agjencinë për kontratë punë në Maltë, përfundon në burg

Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në emosionin Fiks Fare bëjnë apel të mos i besojnë kësaj agjencie!

Pas trasmetimit në emisionin investigativ Fiks Fare sesi agjencia “Aplikime punësimi” bën kontrata fiktive në redaksinë e emisionit pati edhe ankesa të tjera. Dy qytetarë të tjerë i janë drejtuar Fiksit ku tregojnë mënyrën sesi kjo agjenci ka abuzuar me kontrata fiktive pune duke i bërë në këtë mënyrë shënjestër të një mashtrimi të madh që ka pasoja mbi qytetarët. Sipas tyre kontratat e punës nxjerrë nga kompania “Aplikime punësimi” nuk kanë vlefshmëri për askund, por ky problem nuk mbaron me kaq .

Qytetarët rrëfejnë se për shkak të kësaj kontrate fiktive kanë bërë edhe burg në vendet respektive ku ata kanë shkuar. Kanë paguar nga 300 euro për kontratën e punës pa përmendur shpenzimet e biletave e hotelit, por pavarësisht se kanë patur gjasme në dorë një kontratë pune më vonë u është dashur të kryejnë pagesa ekstra si turistë. Qytetarët apelojnë nëpërmjet emisionit Fiks Fare që njerëz të tjerë mos të mashtrohen nga këto kontrata fiktive. Një nga denoncuesit shkon në zyrat e agjencisë “Aplikime punësime”.

Kërkon për të takuar përgjegjësen Marjana Balliu, por nuk gjendet në zyrë. Punënjoset e telefonojnë dhe ja kalojnë në telefon denoncuesit. Përgjegjësja i thotë se nuk ka fytyrë për të shkuar më në zyrat e kësaj agjencie dhe aq më pak të kërkoj dhe paratë që ka paguar.Pasi sipas saj djali e kishte fyer dhe ofenduar në telefon. Fakt të cilin ai e përmend gjatë intervistës me gazetaren e Fiksit që e ka ofenduar Marjana Balliun, pasi iu dogj bileta e udhëtimit dhe kontrata e tij ishte fiktive.

LEXO EDHE:  Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

LEXO EDHE:  Yuri Kim mesazh të fortë politikës/ Gazetarët s’duhet të kërcënohen pse bëjnë pyetje të vështira

Unë e mora direkt dhe e kam ofenduar, pasi unë ngela në vend të huaj pa asnjë mbrojtje, ca priste zonja t’i vija me buqetë me lule?!”, shprehet ai. Por për kontratën fiktive të punës që qytetareve u ka kushtuar jo vetëm në para, por edhe kanë bërë burg për shkak të kompanisë “Aplikime punësimi”.

Denoncuesi shprehet se përveçse kontratës që ai kishte përftuar nga kjo kompani nuk ishte e vërtet dhe si pasojë policia e Maltës e ka çuar në burg për 6 ditë, pasi ky ishte një mashtrim e si i tillë dënohej. Zonja Balliu e cila është përfaqësuese e e kësaj kompanie punësimi nuk mban asnjë përgjegjësi./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit të fëmijës me autizëm

Publikuar

-

Nga

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit te femijes me autizem-Stop-14 Maj 2021

Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se ndjehet e diskriminuar, në një kohë, kur fëmijët me aftësi të vecanta, duhet të kenë gjithëpërfshirje në shoqëri e kudo.Ne shkojmë në Zyrën Arsimore Roskovec, ku na konformojnë, se zonja Zeka ,si prind, ka bërë disa kërkesa për djalin e saj.

Kërkesa është marrë në shqyrtim, ka ardhur edhe një grup inspektimi nga DRAP për këtë cështje dhe në raportin e vlerësimit nga DRAP Fier, u vlerësua si e ligshme dhe e rregullt procedura, që është ndjekur dhe komisioni i vlerësimit për nxënësin. Pas kërkesave të përsëritura të prindit, komisioni i vlerësimit u mblodh sërish dhe vendosi që fëmija me probleme të autizmit të marrë 4 orë mësim, sic i takon, dhe sic kërkoi e ëma.KlanTv

LEXO TE PLOTE