LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I ka bërë listat si pantallonat e tij”/ Solis “masakron” Ramën: Për çfarë e don mandatin e 3-të, të na dh***ësh fare!

3 Tetor 2020, 17:34, Politikë CNA
“I ka bërë listat si pantallonat e tij”/ Solis

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis ka ?shpërthyer? në akuza ndaj kryeministrit Rama teksa ka komentuar situatën politike në vend.

Ai u shpreh se situata aktualisht është e paprecedentë, ndërsa e cilësoi kryeministrin aktual si një fatkeqësi kombëtare.

?Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre, dhe i thonë; ?mos voto, voto?.

Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s?i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme. Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe. Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i pareshtura në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa. Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak.

Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh?fare për nja 10 vjet? Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq.

Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça. Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura?, tha Solis./CNA.al

Lajmet e fundit nga