Connect with Us

Ekskluzive-Mega-skandali në Ministrinë e Brendshme/ Abuzime me tenderin 600 milionësh të SPAK dhe BKH

Denoncim

Ekskluzive-Mega-skandali në Ministrinë e Brendshme/ Abuzime me tenderin 600 milionësh të SPAK dhe BKH

Publikuar

-

Ekskluzive-Mega-skandali në Ministrinë e Brendshme/ Abuzime me tenderin 600 milionësh të SPAK dhe BKH

Ministria e Brendshme është përfshirë në një tjetër skandal, i cili ka të bëjë me tenderin për blerjen e mobiljeve për Byronë Kombëtare të Hetimit BKH dhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur si SPAK.

Pra, një tender 614 milionë lekë të vjetra nga Ministria e Brendshme për Strukturën Antikorrupsion, që ka të gjitha dyshimet dhe veprimet e një skandali ku “djalli fshihet në detaje”.

Sipas të dhënave të siguruar nga CNA.al, nëpërmjet fotove të mëposhtme, Ministria e Brendshme, në datën 27 korrik 2020 ka shpallur procedurën për blerjen e mobiljeve për dy institucionet e hetimit, të ngritura pas Reformës në Drejtësi, në Shqipëri.

Por, çfarë ka ndodhur në fakt me këtë tender dhe procedurën?

Shpallja duket normale, gjithçka duket thjesht korrekte, por gjatë investigimit CNA.al ka zbuluar se zyrtarët e lartë të ministrisë së Brendshme kanë dashur të futin duart (të paravendosin fituesin) dhe gjithçka ka filluar, pas shpalljes së tenderit.

Procedura duket të jetë komplet abuzive dhe duket se është një nga lëmshet e mëdha të korrupsionit brenda Ministrisë së Brendshme.

Skandali i blerjes së makinës së ministrit, nuk është asgjë përpara kësaj që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë bërë me shpalljen e një tenderi dhe ndryshimin e rregullave rrugës.

Sipas të dhënave zyrtare, tenderi është publikuar dhe pastaj pa asnjë ankesë, pa asnjë kërkesë, pa asnjë argument, janë shtuar kritere të reja.

Disa çertifikata, të cilat ngrenë të gjitha dyshimet se janë një element që mund t’i plotësojë kompania që kanë dashur zyrtarët e ministrisë së  Brendshme, të fitojë tenderin.

Pra, ngrihen të gjitha dyshimet se tenderi është i paravendosur.

Një skandal i padëgjuar më parë, ku shpallet tenderi, bëhet publik dhe më pas zyrtarët e institucionit, në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca, ndërhyn me një shtojcë, duke ndryshuar rregullat rrugës, duke thënë se tenderi është shpallur në filan datë, por shtojmë edhe këto kritere dhe po shtyjmë edhe disa ditë tenderin.

CNA.al ka mundur të sigurojë nëpërmjet Agjencisë së Prokurimit Publik, shpalljen e tenderit. Gjithashtu më poshtë po publikojmë edhe dokumentin e ministrisë së Brendshme, të ish-Sekretarit të Përgjitshëm, Plarent Ndreca, për ndryshimin e rregullave.

Një tender që shpallet me kritere dhe rregulla të qarta, dhe pasi fillon procedura, ndërhyhet me një shtojcë.

Shtojca sipas dokumentit të mëposhtëm, thotë qartë se “janë shtuar çertifikata nga produkte konform standardeve europiane, për tavolinë zyre, dollap dhe karrige zyre, sipas kodeve të përcaktuara në këtë shtojcë”.

LEXO EDHE:  Përplasjet në PS/ Gjiknuri kapet mat nga gazetarët

Këto janë çertifikata shtesë që i janë bërë këtij tenderi. Pra, nuk janë shpallur në fillim të tij, por rrugës. A thua dikush i kishtë harruar apo dikush ka tentuar që këtë tender ta orientojë, atje ku ka dëshiruar dhe më pas në dokumentin e publikuar, thuhet shtyhet afati për dorëzimin e kërkesave nga 14.08.2020 në datën 19.08.2020. Duke i çuar në një afat 5 ditë më vonë, sesa afati i shpallur më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga APP, dokumentat, sipas e afatit kohor të dorëzimit duhet të ishin gati në datën 14.08.2020. Dhe gjithçka ishte shpallur zyrtarisht në APP.

Me ndërhyrjen dhe shtojcën në dokumentin e Ministrisë së Brendshme, duket qartë se jo vetëm afati, por janë shtuar edhe tre çertifikata.

Në Shqipëri janë të shumta rastet kur tenderat përgatiten me kritere të cilat i shkojnë për shtat fituesit të paracaktuar.

Por, këtë radhë skandali është edhe më i thellë, sepse jo vetëm ka të gjitha dyshimet, për një fitues të paracaktuar, por kjo është bërë për blerjen e dollapeve, tavolinave dhe karrigeve, për zyrat e SPAK dhe BKH, dy institucione që pretendohet se do luftojnë

Plarent Ndreca
Plarent Ndreca

në korrupsionin.

Ky është momenti, kur të paktën institucioni që do të luftojë korrupsionin në Shqipëri ta fillojë nga mobiljet e zyrës së tij.

Kush është fituesi? Pse po ndryshohet?

Çfarë ka ndodhur me këtë garë dhe pse u ndryshuan kriteret rrugës?

Më tej cna.al do sjellë edhe skandalin që ka ndodhur me Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, shpalljen e fituesit, heqjen e tij, shpalljen e një fituesi tjetër, ankimimin në APP dhe një procedure që po zgjat prej disa muajsh në Ministrinë e Brendshme dhe strukturat që janë marrë me këtë tender.

CNA.al  në vijim do publikojë të tjera të dhëna, mbi subjektin e preferuar për të fituar, subjektin që është shpallur fitues, anullimin e tij, shpalljen e subjektit tjetër dhe gjithë përplasjet që kanë ndodhur në Ministrinë e Brendshmë, gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca dhe si kanë rrjedhur ngjarjet pas largimit të tij nga detyra.

Por, faktet janë kokëforta. Një tender është shpallur publikisht, më pas kriteret janë ndryshuar rrugës, duke shtuar disa çertifikata, duke shtyrë edhe datat e zhvillimit të tenderit. Duke ngritur kështu të gjitha dyshimet se është tentuar, për të mos thënë ëshët realizuar, orientimi tek një fitues i cili është “përzgjedhur” nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe me lëvizjen e Sekretarit të Përgjithshëm gjërat, duket se kanë ndryshuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“Të duket vetja superiore”, dhuna barbare e partnerit bën gruan për spital

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, denoncim

Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje. Viktima të dhunës janë gratë dhe nënat e fëmijëve. Vetëm në 9 muajt e fundit janë vrarë 16 gra nga bashkëshortët e familjarët.

Historia, që emisioni “Stop” solli sot, është ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohet nga ish-bashkëjetuesi i saj. Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.

“Ka ushtruar dhunë sistematike tek unë, dhunë kafshërore. Arsyet kanë qenë të kota. Të shumtat e rasteve kanë qenë lekët. Zotëria, herë punonte dhe herë jo. Shtëpia mbahej nga lekët e mia. Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç.

Dhuna ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste”, tha gruaja.

Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Hysolli nuk kishte punë dhe para. Një nga herët, dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.

“Kërkonte lekë nga unë, nuk ia jepja. Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh. Kur djali mëpa përtokë të gjakosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kacafyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e denoncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund”, tha viktima e dhunës.

LEXO EDHE:  Ekskluzive – SKANDALI/ Shqiptarët rrezikojnë të ngelen pa pasaporta

LEXO EDHE:  Arrestimet në Ministrinë e Brendshme/ SPAK i afrohet Ramës dhe Lleshajt?



Gjithçka ndodhte në sy të fëmijëve dhe i madhi e regjistroi me telefon gjithë aktin shtazarak të rrahjes barbare të së ëmës.

“Unë sa po vija nga shkolla dhe po dëgjoja se po ziheshin me fjalë. Hyj në dhomë dhe shkoj tek kompjuteri. Dëgjoj zhurma goditjeje. Marr telefonin, shkoj e regjistroj. E shikoja që po dhunohej. Vëllai i vogël po qante dhe e regjistrova. Ai bënte zënka të përditshme. Për gjëra të vogla fare. Për shembull pse ra vëllai”, tregon i mituri.

Çfarë ndodhi pas denoncimit? A iu dha mbrojtje zonjës?

“Kam qëndruar katër orë tek ushtaraku. Policia ka shkuar dhe e ka marrë në shtëpi, kanë vajtur në komisariat numër 3. Kam treguar edhe videot e dhunës që ka ushtruar. Policia e ka thirrur, e ka mbajtur dy orë dhe e ka liruar”, tregoi e dhunuara.

Gjykata është mjaftuar vetëm me një urdhër mbrojtjeje.

“Kam urdhër mbrojtjeje vetëm për një vit. Personi është i lirë dhe kur jemi ballafaquar në gjykata, ka buzëqeshur në mënyrë kërcënuese dhe ironike që “ti nuk më bën dot asgjë mua””, tha e dhunuara./ tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fadromat gërryejnë lumin Shkumbin, shteti mbush sirtarët me shkresa!

Publikuar

-

Nga

“Fiks Fare” i është rikthyer edhe një herë shfrytëzimit të lumenjve pa kriter. I tillë është dhe lumi Shkumbin i cili gërryhet në mënyrë të paligjshme nga fadroma dhe kamionë, që punojnë natë e ditë pa pushim. Këto mjete i përkasin firmës ‘Benardo’.

Për të kuptuar nëse kjo firmë ka leje shfrytëzuese gazetarët e Fiksit telefonojnë pronarin e firmës , të cilin në telefon ua kalon një shofer kamioni.Pronari urdhëron gazetarët e Fiksit të mos shkojnë buzë lumit Shkumbin atje ku ndodhen edhe mjetet duke punuar. Sipas tij lumi Shkumbin është pronë private dhe media nuk është askush.Duke ofenduar madje të gjithë grupin e xhirimit thotë të vijnë institucionet shtetërore të merren me këtë punë. Madje shoferi i kamionit kërkon t’i rrëmbejë kamerën operatorit të Fiksit për të fshirë xhirimet dhe për mos t’i lejuar të xhirojnë edhe më shumë masakrën që po bën kjo firmë në lumin Shkumbin. Pas njoftimit të gazetarëve në vendngjarje mbërrijnë edhe policia dhe IKMT . Sipas inspektorëve të IKMT kjo firmë ka leje rehabilitimi të fituar me vendim gjykate. Ndërsa inspektimin e kryen vetëm Agjencia e Baseneve Ujore.

LEXO EDHE:  Siguria e kreut të PD/ Lleshaj sqaron pse thirri bodigardin e Bashës

LEXO EDHE:  Foto/ Ndryshimet e rëndësishme para dhe pas moshës 25 vjeç



Gazetarët e Fiksit shkojnë tek kjo agjenci për të pyetur. Drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore sqaron se firma ‘Benardo’ ka marrë leje rehabilitimi në vitin 2017. Në vitin 2019 lejet e rehabilitimit u hoqën për çdo firmë përfshirë edhe firmën ‘Benardo’. Ndërkohë me anë të një vendimi të Gjykatës të Shkallës së Parë Elbasan, kjo firmë i është rikthyer punës pavarësisht se çështja është në Apel. Drejtuesi i institucionit shtetëror nuk di të jap një shpjegim nëse firma në fjalë duhet të punoj apo jo! Gjithashtu drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore tregon për Fiksin se nga inspektimet e kryera në muajin korrik 2021 firma ‘Benardo’ rezulton që bën gërryerje të jashtëligjshme.Këtë relacion drejtuesi e ka nisur në IKMT dhe polici si dhe instancave të tjera vepruese, pasi Agjencia e Baseneve Ujore bën vetëm konstatime. Pavarësisht se kjo shkresë ka shkuar në IKMT e Përgjithshme, në IKMT Elbasan, e cila kryen verifikime në terren, nuk ka mbërritur akoma! Pra firma ‘Benardo’ me anë të fadromave vazhdon të gërryejë lumin Shkumbin,ndërsa institucionet me anë të shkresave mbushin pafund sirtarët e tyre!/Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Drejtor, por me shkollë të mesme/ ZVA e Dibrës: Zonë e largët, askush nuk pranoi pozicionin

Publikuar

-

Nga

Një vit më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtorit të shkollës Selishtë, i cili ishte paguar, rreth 4 muaj, duke qenë në Londër.

Avni Delishi: Unë i kam bërë gjërat siç është për të bërë dokumentacionet, lejet, çdo gjë. Tani nuk jam më në detyrë si drejtor.

Gazetari: Keni qenë me leje?

Avni Delishti: Po, po! Kam marrë leje dhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kështu që jam okej me pjesët e mija.

Në atë kohë, Policia e Dibrës nisi hetimet për rastin dhe çështja u referua në prokurori. Por të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë çështje  dolën pa lagur nga kjo histori.

Pas një viti, “Stop” u kthye atje për drejtorin e ri, Rubin Kurti, i cili rezulton me shkollë të mesme. Dhe këtë e konfirmon vetë ai.

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Alo…

Gazetari: Përshëndetje z.Kurti! Si jeni?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Mirë faleminderit! Po ju?

Gazetari: Genci Angjellari ju shqetëson, gazetari i emisionit “Stop . Ju jeni drejtor i shkollës Selishtë?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Po!

Gazetari: Prej sa kohësh?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Prej një viti, 24 gusht 2020.

Gazetari: Doja të të pyesja drejtpërdrejt, sepse ka mbërritur një informacion në redaksinë tonë, që ju keni shkollën e mesme dhe nuk përmbushni kriteret për të qënë drejtor në këtë shkollë!

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Jo, jo, unë s’kam shkollë të mesme fare…!

Gazetari: Çfarë arsimi keni ju lutem?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Ëëë të lartin kam…

Gazetari: Për çfarë ke mbaruar ?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Më fal një sekondë të lutem, ëëë.., do kontaktoj me drejtoreshën dhe do të kthej përgjigje…!

Gazetari: Po unë po të pyes për arsimin tënd. Drejtoresha nuk ka lidhje me arsimin, që ke bërë. Më kupton…?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Më fal zotëri! Unë kam vetëm vendim zëvendësues…

Gazetari: Po me shkollë të mesme, nuk mund të jesh drejtor! Më kupton?!

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Po tashi e kanë bërë ato, unë pres vendimin e atyre dhe jam dakord, që ta lej. A më kupton?

Gazetari: Mirë, të uroj suksese…!

Drejtoresha e ZVA, Brikena Dani, në një bisedë “off records” me gazetarin e “Stop” shprehet se ka menduar që do të bëhej një emision për të promovuar punësimet e Zyrës Vendore.



Gazetari: Unë fola vetë me drejtorin dhe ai realisht më tha: do pyes drejtoreshën… Njëherë tha kam shkollën, e pyeta çfarë shkolle ke, a mund të ma thuash? Ai tha” do pyes drejtoreshën për shkollën. Më kupton…?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni marrë boll e keni goditur ZVA-Dibër! Mua më vjen shumë keq, që…

Gazetari: Por është realisht shumë keq, sinqerisht Brikenë! Unë kam respekt për atë çfarë përfaqësoni si Brikenë, por si drejtoreshë, le shumë për dëshiruar…

LEXO EDHE:  Foto/ Ndryshimet e rëndësishme para dhe pas moshës 25 vjeç

LEXO EDHE:  Shifra alarmante të viktimave/ Bilanc tragjik i çeljes së sezonit turistik

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë mendova, që mbas emisionit të dytë të vjetshëm, do të kishim edhe një emision të tretë, që të vinit të shikonit të gjithë punësimet me Portal, gjithë punësimet, që u bënë me kontrata…

Gazetari: Brikenë, nuk mund të shesim gjërat normale si sukses! Më kupton? Ato duhet të funksiononi normalisht kështu…

Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, e pranon faktin që drejtori i ri i shkollës është me shkollë të mesme, por pretendon se do të qëndrojë derisa të hapet konkurrimi.

Gazetari: Pse me shkollë të mesme, kur ne e dimë, që një edukatore në një kopsht, nuk fillon dot punë pa shkollë të lartë..?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Tani kemi çështje të tretë?

Gazetari: Jo!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Do vemë në dispozicion të gjithë informacionin, që e kërkoni.

Gazetari: Po unë e kam informacionin. Fola vetë me drejtorin, Rubin Kurtin dhe ai e pranon, që është me shkollë të mesme…

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Po mirë krahas atyre, që ju keni …,unë them hajdeni tani të tre të shkojmë në Selishtë dhe pastaj të shohim…!

Gazetari: Ok! Por çfarë do bëjmë ne në Selishtë? Po ja,, vajtëm?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Jemi me të drejtë për vendimin, që kemi marrë, pasi ju t’i shikoni ato mësues, që janë atje dhe të jemi ballë për ballë me të gjithë ato mësues, të cilët kanë bërë atë refuzimin…

Gazetari: Kë refuzim?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Refuzimin e marrjes së detyrës deri në konkurrim, për të ushtruar kompetencat e drejtorit…

Gazetari: Dhe duhet, që një pa shkollë, duhet të vesh..?!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Pas emërimit, që kemi bërë dhe ajo…

Gazetari: Po nuk ka justifikim Brikenë, sinqerisht! Një edukatore nuk hyn dot në një kopsht pa shkollë të lartë, pa profilin e duhur. Si mund të emërohet një drejtor me shkollë të mesme? Më kupton? Çfarë shembulli do i japim brezave ose mësuesve..?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Për këto kam fol shumë gjatë herën e kaluar. Gjithsesi e drejtojmë dhe e shohim të bëjmë më të mirën në punën tonë, kam fol shumë gjatë lidhur me këtë.

Gazetari: Nuk është më e mira, sinqerisht…! Nuk e di a ka në Republikën e Shqipërisë një drejtor me shkollë të mesme. Nuk e di…!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Është një zonë e largët edhe pjesa tjetër nuk plotëson kriterin. Por që kemi bërë një emërim për dikë, që merr përsipër detyrën, deri në konkurrim, deri në hapjen e procedurave…

Gazetari: A e parashikon ligji këtë lloj procedurë?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë nuk po fsheh faktin, që ky, që kemi emëruar, është me shkollë të mesme…/tvklan

LEXO TE PLOTE