LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Maliq/ Babai shtyp me traktor të birin 5-vjeçar

3 Tetor 2020, 15:50, Kronika CNA
E rëndë në Maliq/ Babai shtyp me traktor të birin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Maliq, ku një 5 vjeçar është plagosur aksidentalisht me motor nga babai i tij.

Sipas policisë shtetasi me inicialet E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç.

Si pasojë i mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga