LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E kam marrë detyrën në kohën e koronavirusit/ Ministrja Kushi zbulon sa mësues janë infektuar

3 Tetor 2020, 16:17, Sociale CNA
E kam marrë detyrën në kohën e koronavirusit/ Ministrja

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është pyetur pasditen e sotme në studion e ?Kjo Javë?, edhe në lidhje me situatën e pandemisë në shkolla dhe infektimin e mësuesve.

Kushi tha se rastet nuk janë aq të shumta sa të mbyllen shkollat, duke shtuar se Ministria e Arsimit ka vendosur, se nëse infektohet një mësues me Covid-19, atëherë ai zëvendësohet, duke shtuar se janë vënë në dispozicion 1000 mësim-dhënës.

?Kemi sistem të ngritur, ku drejtorët raportojnë raste të koronavirusit. Nuk ka deri tani problematika sa të mbyllen shkollat. Janë dinamike. Ne kemi marrë masa që nesër një mësues infektohet, menjëherë zëvendësohet. Ne vendosëm që të kemi 1000 mësues shtesë në dispozicion. Kemi shumë pak shkolla që bëjnë mësim me shumë turne. Ka edhe shkolla pritëse, që janë të detyruar që të bëjnë mësim me 3 turne.

E kam marrë detyrën në kohën e koronavirusit. Mua më intereson siguria e nxënësve, shëndeti dhe vazhdimi i rregullt i procesit mësimor, duke mos cenuar standardin mësim-dhënës?, tha ajo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga