Connect with Us

Covid-19/ Pse njerëzit po kundërshtojnë rivendosjen e masave bllokuese?

Blog

Covid-19/ Pse njerëzit po kundërshtojnë rivendosjen e masave bllokuese?

Publikuar

-

Covid-19/ Pse njerëzit po kundërshtojnë rivendosjen e masave bllokuese?

Nga Lionel Laurent “Bloomberg”

* Historia e epidemive, është e mbushur me shembuj të shoqërive që rebelohen kundër masave të ashpra të vendosura nga autoritetet e shëndetit publik, sikurse ka qenë për shembull thyerja e karantinës për shkak të epidemisë së murtajës në Marsejën e shekullit XVIII, apo protestat kundër mbajtjes së maskave në fytyrë gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918.

Pasoja e zymtë, është një valë e re infeksionesh vdekjeprurëse. Një milion vdekje të shkaktuara nga Covid-19, mund të jetë një shifër e vogël në krahasim me 50 milion jetët e humbura në vitin 1918, por ky cikël rrezikon të përsëritet prapë. Franca, Britania e Madhe dhe Spanja përballen me një kërcënim të trefishtë:Një kërcim nga shtimi i rasteve, një popullsi e lodhur nga masat shtërnguese dhe një recesion ekonomik i shkaktuar nga bllokimet, si dhe një rezistencë në rritje ndaj masave më të ashpra.

Kufizimi i orareve apo edhe mbyllja e restoranteve dhe bareve, ka bërë që pronarët e bizneseve në Marsejë të hedhin në rrugë çelësat e tyre. Në Madrid, protestuesit kundërshtojnë një bllokim lokal, të cilin ata e shohin si diskriminues.

Por të zemëruar nuk janë vetëm teoricienët e konspiracionit, që kanë dalë të protestojnë në rrugët e Londrës dhe Berlinit. Ata që protestojnë nuk duhet të shihen si egoistë që mendojnë më shumë për veten, sesa për të mirën e përbashkët.

Përtej pakicës së zëshme, ka shenja që edhe shumica e heshtur po humbet besimin tek masat shtrënguese gjithnjë e më burokratike. Dhe politikë-bërësit duhet që ta rikthejnë këtë besim. Ndërsa respekti i rregullit për mbajtjen e maskave në publik dhe i higjenës personale, është në përgjithësi i madh sipas sondazheve të “YouGov” në vendet e BE, mbështetja për karantinën dhe vetë-izolimin po bie.

Në Francë, vetëm 48 për qind e njerëzve e mbështesin aktualisht karantimin e atyre që kanë pasur kontakte me pacientër e infektuar, nga 78 për qind që ishte kjo normë në muajin mars. Mbështetja për karantimin ka rënë edhe në Britani dhe Spanjë, megjithëse në një shkallë më të vogël.

Ndërkohë ka prova në rritje se njerëzve që u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, nuk po e bëjnë këtë gjë. Një sondazh i kohëve të fundit i Kolegjit Mbretëror të Londrës në Britani me mbi 30.000 njerëz të anketuar midis muajve mars dhe gusht, zbuloi se vetëm 18.2 për qind e britanikëve raportuan se kishin qëndruar në shtëpi pasi kishin shfaqur simptoma, dhe vetëm 10.9 për qind kishin lajmëruar autoritetet mbi kontaktit që kishin pasur.

Kjo është një e dhënë shumë shqetësuese, duke pasur parasysh rëndësinë jetike që ka vetë-izolimi në prishjen e zinxhirëve të transmetimit të virusit, para se ai të mbërrijë tek njerëzit me prekshëm dhe të moshuarit.

Padyshim që izolimi nuk është diçka argëtuese, pasi ai shkakton stresin psikologjik të zgjedhjes mes një dhimbjeje afatgjatë, apo një kënaqësie afatshkurtër. Por për ata që nuk kanë luksin të punojnë online nga shtëpia, izolimi nënkupton gjithashtu privimin nga një pagë e denjë mujore.

Rreth 10-11 për qind e të anketuarve përmendën “shkuarjen në punë”, midis arsyeve të mosrespektimit të masave kufizuese. Kjo i bën jehonë një zbulimi të mëparshëm, sipas të cilit gjysma e punëtorëve me të ardhura të ulëta në Britani, nuk mund ta përballonin vetë-izolimin, pasi asistenca sociale është shumë e ulët.

LEXO EDHE:  Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Arsye të tjera të dhëna përfshinin kujdesin për një person të prekshëm (10-12 për qind) dhe stresi psikologjik (8-11 për qind). Por ky nuk është rasti për të gjitha vendet. Sipas “The Washington Post”, në Austri, ku punëtorët që janë karantinë, kanë të drejtë të paguhen si në një situatë normale, pajtueshmëria me rregullat është mbi 98 për qind.

Një vëmendje e madhe, i është dhënë qasjes së vendeve evropiane tek masat bllokuese, por relativisht pak mbi sistemet e tyre të mirëqenies sociale, thotë Joan Ramon Vilalbi i Agjencisë së Shëndetit Publik në Barcelonë.

OECD po i inkurajon me të drejtë vendet të zgjasin pushimin për arsye shëndetësore, por edhe përfitimet e tjera sociale për më shumë punëtorë, veçanërisht për të vetë-punësuarit. Edhe Evropa duhet ta bëjë këtë gjë. Shpërblimi për ata që vetizolohen, duhet të shoqërohet me ndëshkim ndaj atyre që nuk e bëjnë këtë gjë.

Por kjo kërkon besim tek rregullat dhe në zbatimin e tyre, gjë që deri tani ka munguar. Infrastruktura e identifikimit dhe gjurmimit, po has shumë vështirësi në disa vende, me vonesa aq të gjata sa që njerëzit e shohin si të pakuptimtë vazhdimin e respektimit të udhëzimeve zyrtare.

Dhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat kufizuese gjithnjë e më kompleksë siç është “rregulli i gjashtë masave”, janë padyshim të pazbatueshme, teksa politikanët i inkurajojnë njerëzit të spiunojnë fqinjët e tyre. Në këtë rast do të ndihmonte rritja e kapaciteteve të testimit, dhe rregullave që mund të zbatohen përmes gjobitjes së kundravajtësve.

Por më shumë se sa mekanizmi i “karotës” dhe “shkopit”, mund të ndihmojë transparenca dhe edukimi i popullatës. Rregulla të reja kufizuese të tilla, si mbyllja e restoranteve dhe bareve në orën 10 të mbrëmjes dhe jo në orën 11, nuk janë justifikuar me ndonjë shpjegim të mbështetur shkencërisht, dhe kjo e zbeh më tej besimin e publikut.

Disa mjekë mendojnë se njerëzit mund t’i transferojnë festat brenda shtëpive të tyre. Rregullat e qarta dhe të kuptueshme, priren të respektohen me shumë nga popullata, thotë Joan Costa-Font, profesor i asociuar në departamentin e politikave shëndetësore në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Kjo është një fushë ku Suedia, përkundër kritikave ndaj qasjes së saj më individualiste, po bën vërtet mirë. Duke qenë se publiku ka filluar ta humbasë besimin tek rregullat e imponuara nga lart, ajo çka duhet të bëjnë politikë-bërësit është që t’i përmbahen udhëzimeve të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Vaksina, një biznes shumëmiliardësh

Publikuar

-

Nga

Vaksina, një biznes shumëmiliardësh

Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndruan në heshtje, duke menduar për historinë e gjatë të përgjigjeve ndaj sëmundjeve infektive që kishin rezultuar të padobishme. Rastet e para të covid-19 datojnë në dhjetor 2019, por vetëm në mes të marsit 2020, disa kompani njoftuan qëllimin e tyre për të prodhuar një vaksinë.

“Një ndërmarrje e konsideruar shumë e rrezikshme, duke qenë se duhej kryer shpejt, me sytë e botës mbi to dhe me mundësinë e mos nxjerrjes së fitimeve”, shkruan Financial Times. Megjithatë sot ka 202 kompani që zhvillojnë vaksina, 47 prej të cilave tashmë janë në fazën klinike dhe mbi të gjitha, vëren gazeta financiare Britanike, ka mundësi reale për të fituar para, të favorizuara nga shkalla e pandemisë dhe nivelet e paprecedenta të fondeve të alokuara nga qeveritë.

“Shumë ekspertë janë të bindur se covid-19 do të qarkullojë për vite me radhë. Kjo do të thotë që tregu i vaksinave do të jetë shumë fitimprurës. Për kompani si Pfizer dhe Biontech, analistët presin të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh në 2021. Tregu global për vaksinat covid-19 mund të jetë me vlerë 9.5 miliardë dollarë vitin e ardhshëm”.

Kërkimi i vaksinave u inkurajua gjithashtu nga financime bujare publike. “AstraZeneca mori 1.2 miliardë dollarë, Johnson & Johnson 1.5 miliardë, Moderna 2 miliardë, Novavax 1.6 miliardë, Pfizer 1.95 miliardë dhe Sanofi / Gsk 2 miliardë përmes Operacionit “Warp Speed”, projekti i nisur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Kompanitë farmaceutike, përfundon Financial Times, gjithashtu kanë mundësinë të përmirësojnë imazhin e tyre, i cili shpesh turbullohet nga skandalet. Ndërkohë, megjithatë, shkruan Mediapart, “Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, ishte i pari që përfitoi nga rritja në tregun e aksioneve pas njoftimit me të cilin kompania farmaceutike amerikane dhe aleatja e saj gjermane Biontech njoftuan efektivitetin e vaksinës së tyre kundër covid-19. Aksionet e Pfizer u rritën më 9 nëntor dhe Bourla shiti më shumë se 130,000 aksione në zotërim, për një shumë prej 5,5 milion dollarësh. “Ky pasurim personal ishte i paramenduar: Bourla kishte autorizuar shitjen e aksioneve më 19 gusht ‘me kusht që ato të arrinin një nivel të caktuar çmimi””.

LEXO EDHE:  Video- Ndiqni live eklipsin e diellit në SHBA

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Berat/ Nxirren dy trupa të pajetë nga pusi

Megjithatë, tani, problemi më i ngutshëm është të sigurohet që vaksina është me të vërtetë e arritshme për të gjithë. Siç shpjegon Le Monde, “në shtator, OJQ britanike Oxfam vlerësoi se vendet e pasura, të cilat përfaqësojnë 13 përqind të popullsisë botërore, kishin siguruar tashmë 51 përqind të dozave të vaksinave kryesore”.

Kompanitë farmaceutike kontraktohen drejtpërdrejt nga qeveritë, dhe disa ekspertë spekulojnë çmime të larta, shton gazeta franceze. “Shuma e diskutuar nga Pfizer-Biontech me qeverinë amerikane përcaktohet në 16,50 € për dozë. Moderna ka vendosur nivele të ndryshme çmimesh, të cilat variojnë midis $ 10,5 dhe $ 15,5, bazuar në numrin e dozave të porositura. Nga ana tjetër, AstraZeneca është zotuar të shesë vaksinën e saj për rreth 2.50 € për dozë”.

Në fakt, disa kompani janë zotuar të mos nxjerrin fitime nga vaksinat gjatë pandemisë. Ky është rasti i AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Sidoqoftë, këto premtime kanë nevojë për disa sqarime, shkruan Financial Times.

“Johnson & Johnson nuk ka shpjeguar në detaje se çfarë do të thotë me “mos nxjerrje të fitimeve” dhe, në çdo rast, kur urgjenca mbaron, ajo do të jetë e lirë nga angazhimet e saj.

Në një kontratë të firmosur me një kompani që do të prodhojë vaksinën e saj, AstraZeneca tregoi se mund të deklarojë të mbyllur pandeminë në korrik, teksa vaksinat fillojnë të shiten globalisht”.

Dhe në fund, lind një sfidë e madhe logjistike: “Vaksina e Pfizer mund të ruhet në –70 ° C në frigoriferë që kushtojnë rreth dhjetë mijë euro”. Nuk është rastësi që më 12 nëntor, shkruan El País, qeveria meksikane njoftoi se nuk do ta blejë, “sepse nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të ruajtur dozat dhe për t’i shpërndarë ato”. / Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë duhet bërë me fëmijët e Shtetit Islamik?

Publikuar

-

Nga

Nga Vera Mironova “Foreign Policy”

Në tetor, një djalë 16-vjeçar në Rusi u qëllua për vdekje, pasi plagosi një polic ndërsa po përpiqej t’i vinte zjarrin disa makinave të policisë. Por ajo nuk ishte hera e parë në familjen e tij që dikush shkelte ligjin. Në vitin 2001, njerku i tij ishte dënuar me 14 vjet burg për terrorizëm, pasi tentoi të shpërthente një tubacion gazi, me gjasë si pjesë e një organizate islamike. Ai incident i shtoi një urgjencë të re pyetjes se çfarë duhej bërë me dhjetëra mijëra fëmijë të anëtarëve të Shtetit Islamik, që ndodhen ende në kampet dhe burgjet e Irakut dhe Sirisë.

Gati të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e riatdhesimit, po i përdorin fëmijët – tashmë viktima të dhunës dhe kaosit – për të çuar përpara axhendat e tyre. Në tetor, disa qeveri perëndimore, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë, dërguan delegacionet e tyre në kampet në Siri, për të biseduar me shtetasit e tyre të burgosur, nëse dëshironin që të riatdhesonin fëmijët e tyre. Asnjë nga gratë me të cilat folën nuk ra dakord. Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe në platformën Telegram, shumë prej tyre thanë se e morën këtë vendim për mirëqenien e fëmijëve të tyre:fëmijët duhej të ishin pranë nënave të tyre.

Por privatisht, e theksuan shqetësimin e tyre se lejimi i fëmijëve për t’u riatdhesuar, do të thoshte që qeveria e vendit të tyre do t’i harronte vetë nënat në kampe. Dhe nuk e kanë gabim. Në intervista të ndryshme, disa zyrtarë të qeverive perëndimore, vunë në dukje se qëllimi i tyre kryesor është riatdhesimi i fëmijëve, dhe se janë shumë më pak të shqetësuar mbi atë që do të ndodhë më pas me gratë. Politika zyrtare e Forcave Demokratike Siriane, që mbikëqyr shumicën e kampeve të paraburgimit për anëtarët e Shtetit Islamik, është se vetëm jetimët dhe rastet mjekësore (fëmijët e sëmurë me nënat e tyre), kanë të drejtë që të rikthehen në shtëpitë e tyre. Nënat e pranojnë se u përpoqën t’i nxirrnin fëmijët e tyre prej andej, dhe disa ia kanë dalë. Por në një intervistë, një grua tha se kurdët i kishin paralajmëruar se nëse do të tentonin prapë me këto sjellje, fëmijët e tyre do t’u merreshin dhe dërgoheshin në jetimore të ndryshme në Siri.

Për kurdët e Forcave Demokratike Siriane, pasja më shumë kontroll mbi shumë të huaj, dhe sidomos fëmijëve në kampe, do t’u jepte atyre një pozicion më të fortë në negociatat me qeveritë e vendeve nga vijnë gratë dhe fëmijët. Edhe jetimët e vërtetë nuk riatdhesohen kollaj. Gratë i kanë përdorur jetimët për të shantazhuar gjyshërit në shtëpi, duke u thënë se nëse ata do të paguanin një shpërblim montar, nipi i tyre mund të riatdhesohej. Një rast që e përmendën disa gra në kamp, përfshinte një anëtare 56-vjeçare çeçene të Shtetit Islamik, i njohur si Kadidja, e burgosur në kampin Al-Hol. Për disa muaj, ajo fshehu katër jetimë rusë, që të mos ktheheshin në shtëpi. Publikisht, ajo tha se nuk donte që fëmijët të rriteshin në një vend jo mysliman, teksa gjyshërit ajo i konsideron si të pafe. Por njëkohësisht, ajo raportohet t’u ketë thënë të afërmve të secilit prej jetimëve, se do t’i kthente fëmijët nëse ata paguanin që ajo të kalonte në Turqi.

Ajo i la fëmijët të iknin pasi luftëtarët e Shtetit Islamik i kërkuan asaj që ta bënte këtë, dhe mbështetësit e grupit jashtë vendit e kërcënuan se do të ndalonin dërgimin e parave që ata i kishin dhënë më herët. Sipas anëtarëve të tjerë të familjes dhe zyrtarëve të kampit, ai rast nuk ishte unik. Edhe në raste të rralla kur një fëmijë riatdhesohet bashkë me të ëmën, fëmija mund të përdoret sërish. Në një rast në Azinë Qendrore, një nënë e riatdhesuar me fëmijën e saj, pretendoi në mënyrë të rreme, se babai i fëmijës ishte një burrë nga një familje e pasur që kishte vdekur në Siri.

LEXO EDHE:  Ambasadorja Yuri Kim mesazh për 11 vjetorin e anëtarësimit në NATO/ SHBA krenare për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Video- Ndiqni live eklipsin e diellit në SHBA

Shërbimi i inteligjencës e dinte që ajo po gënjente. Burri i saj po luftonte në një zonë tjetër 9 muaj para se të lindte fëmija. Për gati 1 vit, tha një zyrtar në një intervistë, ata kanë debatuar nëse duhet t’i thoshin të vërtetën gjyshit të pretenduar të fëmijës.
Se çfarë duhet bërë me fëmijët e luftëtarëve të Shtetit Islamik, mbetet një çështje thelbësore jo vetëm nga një perspektivë humanitare, por edhe nga pikëpamja e sigurisë. Në vendet me një histori të gjatë rebelimesh, rastet e fëmijëve që u bashkohen baballarëve të tyre në luftime nuk janë të rralla.

Dhe ndërsa shumica e vendeve, mezi po përpiqen t’i frenojnë nga radikalizmi fëmijët me prindërit e tyre të radikalizuar, disa vende bëjnë të kundërtën, duke shpresuar që të shmangin trashëgiminë e fëmijëve të besimeve radikale. Për shembull në Taxhikistan, vend që kohët e fundit përjetoi një luftë të përgjakshme civile, fëmijët e lidhur me Shtetin Islamik të kthyer nga Iraku dhe Siria, u vendosen në jetimore.
Njëherazi, ata janë tashmë të rrezikuar të bëhen fytyra e re e Shtetit Islamik apo çfarëdolloj grupi tjetër, dhe sa më shumë që bota i braktis ata, aq më shumë kanë gjasa që ata të ndiejnë se nuk kanë mundësi tjetër. Kjo është arsyeja pse riatdhesimi, me një fokus të kujdesshëm drejt de-radikalizimit dhe ri-integrimit, është thelbësor./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/11/25/islamic-state-isis-repatriation-child-victims/

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm

Publikuar

-

Nga

Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm

Nga Ben Shapiro “Fox News”

Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur pyetjet serioze në lidhje me preferencat e tij mbi politikat, ekipin e tij dhe presidencën e tij të ardhshme, ne tanimë e dimë se çfarë synon të bëjë Xho Bajden nëse Kolegji Zgjedhor, siç edhe pritet, do ta votojë atë si presidenti në dhjetor:Ai do ta ri-lejojë “kënetën” e Uashingtonit që të vazhdojë biznesin si zakonisht.

Media liberale shpenzoi 4 vjet, duke na sugjeruar që presidenti Donald Trump ishte i zhytur në korrupsion, i pa pranuar në Partinë Republikane, i angazhuar në aventura të rrezikshme në politikës së jashtme. Po këto media na garantuan se do ta mbrojnë demokracinë nga brutaliteti i Trump, se do të jenë në çdo moment vigjilentë, duke luftuar për të parandaluar pranimin si “normalitetin e ri” të standardeve trumpiane. Në vend të kësaj, media liberale sugjeroi që ne duhet të ktheheshim në “normalitetin” e vjetër – me të cilin ata nënkuptonin një sistem, në të cilin media dhe demokratët punon dorë për dore për ta gënjyer publikun amerikan mbi përmbajtjen e politikës; dhe ku mençuria konvencionale u trajtua si e vërteta e Ungjillit, pavarësisht se sa e gabuar ishte. Ata kërkuan kthimin në një normalitet, ku marrëdhëniet komode midis korporatave dhe qeverisë cilësoheshin një normë. Ata nënkuptonin një sistem në të cilin të gjitha çështjet e vështira politike shtyheshin për një ditë tjetër; dhe në të cilin skandalet pastroheshin pa u menduar dy herë.

Ai ishte një sistem, në të cilin kufijtë kushtetues tejkaloheshin rregullisht, në emër të përparësive të politikës së majtë; dhe në të cilin retorika e ligë e demokratëve, justifikohej si një nënprodukt natyral i së keqes së lindur tek e djathta; një sistem në të cilën burimet alternative të lajmeve, trajtoheshin si media konspirative. Ky është “normaliteti”, që kërkonin mediat dhe demokratët. Dhe është normale që ata me sa duket atë do të ndjekin. Bajden po e mbush administratën e tij me të gjithë anëtarët e “bandës së demokratëve” të establishmentit. Toni Blinken, më i famshmi nga ata që përqafoi marrëveshjes mbi programin bërthamor
të Iranit, dhe që inkurajoi dërgimin e më shumë trupave amerikane në Siri, do të drejtojë tashmë Departamentin e Shtetit, si Sekretar i Shtetit.

Xhenet Jellen, që së fundmi ishte kryetare e Rezervës Federale nën presidencën Obama, do të drejtojë Departamentin e Thesarit. Xhejk Sallivan, këshilltari i sigurisë kombëtar i Bajden kur ky ishte zëvendëspresident, më i famshëm për sugjerimin se marrëveshja me Iranin ishte fryt i negociatave të shkëlqyera (nuk ishte), do të bëhet këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, media tradicionale do të vazhdojë të mbulojë me servilizëm presidencën e Bajdenit. Këtë javë, “The Ëashington Post”, pati një shkrim të gjatë kushtuar “mrekullive të epokës së re Bajden”, me titull “Establishmenti i Uashingtonit, shpreson që një presidencë Bajden ta bëjë bëjë sërish madhështor shkollimin”.

LEXO EDHE:  Ambasadorja Yuri Kim mesazh për 11 vjetorin e anëtarësimit në NATO/ SHBA krenare për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Ambasadorja Yuri Kim mesazh për 11 vjetorin e anëtarësimit në NATO/ SHBA krenare për Shqipërinë

Në shkrim, vlerësohej normaliteti i vjetër për “respektin që ka për përvojën dhe ekspertizën”, për “civilizimin dhe bashkëpunimin dypartiak”, dhe si një mundësi për t’i “bërë njerëzit bashkë”. Në fakt normaliteti i vjetër nuk ishte i mirë. Kjo është arsyeja pse u zgjodh presidenti Donald Trumpi. Kjo ishte arsyeja pse demokratët gati e humbën Kongresin edhe në këto zgjedhje, dhe pse ata duket se nuk do ta marrin dot kontrollin e Senatin. Sot, media liberale feston rikthimin e normalitetit të vjetër. Kjo festë ka të ngjarë të rezultojë sërish në një reagim të ashpër, që ata nuk mund ta kontrollojnë. Dhe ata do të habiten si kurrë më parë, se pse të gjithë të tjerët nuk ishin dhe aq të lumtur sa ata për rikthimin e “kënetës demokratike të establishmentit”./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/biden-return-to-normalcy-ben-shapiro

LEXO TE PLOTE