Connect with Us

Video-“Di ekonomi apo ja fut kot”!/ Artan Fuga i nxjerr “bojën” Ramës

Politikë

Video-“Di ekonomi apo ja fut kot”!/ Artan Fuga i nxjerr “bojën” Ramës

Publikuar

-

Mbylljauni telefonat!/ Revoltohet Artan Fuga: Ik or idiot, pse ty do të them unë se për kë votoj!

Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fug aka reaguar në lidhje me një postim të bërë sot në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se “oligarkët” janë taksuar më shumë gjatë pesë viteve të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, profesor Fuga i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve socialistë, duke iu thënë se gënjejnë kur thonë se oligarkët kanë paguar tre herë më shumë taksa në qeverisjen e tyre, pasi sipas akademikut, e vërteta është se ata kanë fituar tre herë më shumë.

“Cfarë na jepni me një dorë, mos na e merrni me tjetrën!

Ju lutem pak më korrektë kur arsyetoni ekonomikisht! Unë e kuptoj Kapitalin e Marksit nuk e keni lexuar, i vështirë shumë ai, ju dhemb koka, por as Rikardon, lëre pastaj Kejnesin, ose po të doni Walrace, a Hayek! Dakord, lexoni Ushtarin e mirë Shvejk!

Por mos na thoni lemerira që nuk ka dashamirës që i ha!
Rrit pagën?
Kjo është pa kuptim fare në ekonomi o shokuuuuuu! Se nëse lekët që m’i jep për pagë, a pension, a për fakirllik, poqese m’i merr me dorën tjetër, më ke rrejt dhe më ke shujt!
Paguan taksa tre herë më shumë oligarkët – thotë!

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Spartak Ngjela: Pse heshtin heronjtë e abuzivizmit të lartë shtetëror sot?

Po ja mo shok e ke thënë vetë, di ekonomi apo ja fut kot? Domethënë kanë fituar së paku tre herë më shumë!
Edhe kur ul taksën si premton, mirë ma ul, por ama mos thuaj se do të ul edhe buxhetin publik, se pastaj ma nxjerr nga hunda!
Kategoritë e ekonomisë janë një sistem në ekuilibër dhe nuk raportohen kështu, sepse kthehen në propagandë për idiotët pastaj!

Mos na ofendoni si idiotë kështu se nuk ka pikë lezeti!
Ja e thotë kaq me mjeshtëri edhe Klotilda Kola te projekti TikTok corruption Albania, i ndërmarrë nga MediaLook Center, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim!
M’i jep lekët, dhe pa i marrë akoma m’i rrëmben me dorën tjetër dhe më le në shi, se më thuaj paguaj drita, ujë, ilaçe, shkolla, etj., dhe ne si qytetarë na rroftë paga që na rrit a taksa që na ul, a ku e di unë!
Ju lutem mos na trajtoni si imbecila!”-shkruan Fuga.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Shehu i hakërrehet qeverisë: Nuk ke tagrin për të negociuar

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Shehu i hakërrehet qeverisë: Nuk ke tagrin për të negociuar

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimin/ Shuplaka që më dhatë, e merituar

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Spartak Ngjela: Pse heshtin heronjtë e abuzivizmit të lartë shtetëror sot?

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE