Connect with Us

PS bën një hap pas/ Ndryshon draftin për Kodin Zgjedhor

Politikë

PS bën një hap pas/ Ndryshon draftin për Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

PS bën një hap pas/ Ndryshon draftin për Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste duket se ka bërë një hap pas, në lidhje me draftin e propozuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas Abc news, PS sot ka paraqitur në Komisionin Parlamentar për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike disa ndryshime në raport me amendamentet e saja fillestare që reflektojnë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe synojnë një formulë kompromisi mes palëve.

Lista e propozimeve:

PROPOZIMI I RI merr në konsideratë ULJEN nga 3% në 1%, TE PRAGUT që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Sipas formulimit të ri, fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 162 ndryshohet si vijon: “Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi”. Ky opsion është optimal dhe mund të konsiderohet si një prag natyral pasi është i përafërt me numrin e votave që i takon një mandati deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

NDRYSHIMI I DYTË i takon Nenit 163 që përcakton shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës. Parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se HERËSI që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por JO MË SHUMË SE 10,000 VOTA.

NDRYSHIMI I TRETË ka të bëjë me detyrimin për RI-RËNDITJEN E PJESËS SË PARË TË LISTËS që korespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-rënditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale.

Konkretisht, pjesa e parë e listës që përkon me numrin e mandateve të fituara ri-rënditet sipas rezultatit të votave preferenciale, pa cënuar parimin e kuotave gjinore. Kandidati me më pak vota preferenciale spostohet në vendin e fundit, brenda pjesës së parë të listës që korespondon me mandatet fituese. Më pas, kryhet ri-rënditja e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale. Nëse në pjesën e dytë të listës rezulton se një ose disa kandidat kanë numër votash më të lartë se herësi, përfitojnë mandat duke zëvendësuar kandidatin/tët e fundit në rënditje që do të përfitonin mandat sipas renditjes së pjesës së parë të listës, bazuar në votat që ka marrë secili prej tyre dhe kur ata kanë më pak vota preferenciale. Në këtë formë garantohet që kandidati i cili ngjitet nga pjesa e dytë e listës tek ajo fituese sposton poshtë dhe i zë vendin kandidatit që ka numrin më të vogël të votave preferenciale. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të përfaqësuar. Në këtë rast zevendësimi kalon tek kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere.

LEXO EDHE:  Arrestohet kreu i PS-së në Tiranë 

NDRYSHIMI I KATËRT parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se KRYETARI I PARTISË GARUESE në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, OSE PARTISË UDHËHEQËSE TË KOALICIONIT kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, MUND TË REGJISTROHET NJËKOHËSISHT DERI NË KATËR ZONA ZGJEDHORE. Në fazën e ndarjes së mandateve, lihet në vullnetin e tij/saj që të deklarojë në cilën zonë zgjedhore do të marrë mandatin duke hequr dorë nga zonat e tjera.

Të gjitha nenet e tjera të amendamenteve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me përkufizimin për koalicionet mbeten të njëjta me propozimin fillestar të bërë publik nga Partia Socialiste dhe të depozituar në Kuvend.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Peleshi jep lajmin e mirë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka bërë të mundur parandalimin e katastrofës, në zonën e lumit të Vlorës.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

LEXO EDHE:  Pranga për komisionerët/ LSI pesëfishoi votat në kutitë e Shijakut

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Këshilla e Ramës për kandidatët e PS

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.”-shkruan Niko Peleshi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deri tani ka “fituar” vetëm Basha”/ Astrit Patozi i njeh “meritat” kreut të PD

Publikuar

-

Nga

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas shpalljes non-grata nga SHBA dhe pasi ambasadorja Kim, kërkoi që ai mos jetë në Kuvend në shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se deri tani i vetmi që ka “fituar” është Lulzim Basha.

Sipas tij, deri tani, Basha ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim dhe për këtë i duhen njohur “meritat”.

Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.”-shkruan Astrit Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha paralajmëron lëvizje “surprizë” në shtator/ Kërcënon publikisht Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku reagoi me tone mjaft të forta, duke përcjellë edhe mesazhe të qarta se ai nuk do të jetë një “kafshatë e lehtë”, por përkundrazi.

Berisha, i është përgjigjur deklaratave të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila disa ditë më parë mbajti një qëndrim të prerë ku kërkoi që ish-kryeministri Berisha të mos jetë në parlament në shtator.

Gjatë konferencës së sotme, Berisha është përgjigjur “dhëmb për dhemb” ambasadores amerikane, për të cilën shprehu edhe mjaft rezerva, edhe pse i “keq ardhur që duhet të flasë kështu për një ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, sikurse u shpreh ai.

Mesazhet e Berishës ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta. Ai tha se nuk do të tërhiqet dhe se do të vijojë betejën e tij, duke theksuar se “qëllimi i tij i vetëm është transparenca dhe e vërteta”.

Por, përtej këtyre deklaratave vlen të theksohet se lideri historik i demokratëve ika drejtuar mesazhe mjaft të qarta dhe të drejtpërdrejta edhe kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha sot ishte i qartë dhe i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa la të nënkuptohet se përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së, do të ishte edhe “fundi” i Lulzim Bashës.

I pyetur nga gazetarët nëse në shtator Berisha do të futet në Kuvend jashtë grupit parlamentar, pra si një deputet i pavarur, ish-kryeministri tha se “Në parlament unë do futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë.

Çdo vendimi, duhet të jemi të hapur këtu, i cili në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do ti kundërvihem me një aleancë me çdo demokrat dhe me çdo shqiptar, në betejë përfundimtare kundër këtij regjimi.”

Pra, Sali Berisha sot nuk mund të ishte më i qartë sesa kaq, gjë që duket se është një paralajmërim, apo dhe ndoshta kërcënim i hapur për Lulzim Bashën. Nëse ky i fundit do të ketë guximin të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar, do te ketë kundërpërgjigje nga ana e ish-kreut të demokratëve.

Dhe nëse Basha do të matej me Berishën, është mjaft e lehtë dhe e kuptueshme, kë mbështesin demokratët.

Pra, Berisha ishte mjaft i qartë dhe për të duket se nuk ka kthim pas. Nëse do ketë një vendim kundër tij, do largojë Bashën dhe do rrëzojë çdo vendim të grupit parlamentar.

Por, nuk ishte vetëm kjo deklaratë e Berishës, një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës.

Berisha është ndalur edhe tek akuzat për lobimet me para nga offshore ruse, duke i kujtuar Bashës, sesi e mbrojti në atë kohë.

Berisha tha se ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu i ka dërguar në zyrë dosjen për lobimet ruse, por ai e ka mbrojtur.

PD jo nga Sali Berisha u akuzua se ka marrë fonde ruse. Po iu rikujtoj se parardhësi i kësaj zonjës më erdhi me një dosje në zyrë, në të cilën donte të provonte se Basha ka pranuar financim nga rusët. Dosja kishte shkrime të gazetës të sponsorizuar nga George Soros.”-tha ndër të tjera Berisha.

Nga ana tjetër ka edhe mjaft deklarata dhe qëndrime të tjera të Berishës, që tregojnë se ai po e paralajmëron Lulzim Bashën, që demokratët janë në anën e Berishës. Kujtojmë këtu brohoritjet në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku gjithë salla u ngrit në këmbë për të përshëndetur liderin historik.

Po ashtu në një tjetër dalje mediatike, pasi DASH shpalli vendimin për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij, ish-kryeministri mbajti qëndrime të forta, duke ekzekutuar politikisht Lulzim Bashën.

Në datën 20 maj 2021, Berisha nga studio e emisionit “Opinion”, ka ndëshkuar Lulzim Bashën, duke e ekzekutuar ate politikisht, dhe duke i faturuar atij përgjegjësinë për çdo vendim politik të Partisë Demokratike, që solli edhe dështimet e njëpasnjëshme që pasi drejtimin e saj e mori Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Referendumi në PS: 21% votë kunder ose bojkot/ Një votim simbolik

Basha ne cader, ne 2017

Berisha i faturoi Bashës përgjegjësinë për çadrën e vitit 2017, që u pasua me një marrëveshje me Ramën në 17 maj dhe që i solli humbje katastrofike demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

LEXO EDHE:  PS vijon e vetme procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit

A mund ta imagjinojë kush që Sali Berisha të të fusë në çadër? Kurrën e kurrës. Ata që më njohin mua nuk mund ta thonë kurrë. Unë jam njeri i shesheve. Ai ka qënë vendim vetëm i Lulzim Bashës”.

Gjithashtu Berisha i faturoi Bashës edhe përgjegjësinë për djegien e mandateve të deputetëve në 2019. Berisha e tha qartë se e ka paralajmëruar Bashën se një vendim i tillë mund ta çonte në katastrofë.

Kushdo që mendon se atë vendim e mora unë më nderon. Por, nuk është ashtu. Unë e kam paralajmëruar se një vendim i tillë mund të sjellë fitore, por edhe mund të të çojë në katastrofë”-deklaroi Berisha.

Po ashtu, Berisha mohoi të jetë ai përgjegjës edhe për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Berisha tha se “Nuk ka qënë vendimi im, nuk jam përfshirë fare. Unë vetëm sa respektoj vendimet e kreut të partisë”.

Duke mos u ndalur me kaq, ai i drejtoi gishtin Bashës edhe në lidhje me akuzat për “Rrugën e Kombit”, ndërsa tha se “Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje. Akuzat kanë qënë për ministrin”,  duke iu drejtuar kështu Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka qënë ministër i Transportit.( Lexo këtu)

Janë këto disa nga qëndrimet publike të ish-kryeministrit Berisha, të cilat tregojnë qartë ndëshkimin që po i jep Bashës për “thikën pas shpine”, ndaj ish-kreut të PD, duke e ekspozuar në sy të ndërkombëtarëve, për çdo vendim të tij politik.

Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar në 19 maj nga DASH.

Berisha ka qënë mjaft i qartë dhe i drejtpërdrejtë në qëndrimet që ka mbajtur ndaj atij që në fakt vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së, por që sot po e kërcënon publikisht duke i treguar se pa mbështetjen e Berishës “është askushi”./CNA.al

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Ish-Presidentit Berisha dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Faktet/ Sali Berisha kërcënon publikisht Lulzim Bashën

“Lobimi rus i Bashës”/ Donald Lu i dërgoi prova Berishës në zyrë

LEXO TE PLOTE