LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pazari Rama – Basha/Bashkëqeverisja fillon me zgjedhjen e Ilirian Celibashit, Luli skualifikon Ilir Rusmalin

2 Tetor 2020, 17:56, Politikë CNA
Pazari Rama – Basha/Bashkëqeverisja fillon me zgjedhjen e Ilirian

Nuk kanë të sosur pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën, së fundi më hapur se kurrë.

Sot në mbrëmbje Lulzim Bashaka dhënë konsensusin për kreun e ri të KQZ, ai do jetë Ilirjan Celibashi, ish-kreu i KQZ i shumë akuzuar nga opozita e Sali Berishës, kohë kur Basha shërbente si mercenar në Kosovë.

Përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi, skualifikoi emrin e Ilir Rusmalit nga gara për kreun e KQZ, ish-zv/kryeministër i qeverisë Berisha, një nga njerzit që vendosi edhe standartin e dorëheqjes në atë kohë. Një nga personalitetet më të mira që ka Shqipëria në fushën e jurisprudencës, por Lulzim Basha nuk e ka preferuar demokratin Rusmali dhe ka zgjedhur që në krye të KQZ të rikthehet Celibashi, pas një pazari direkt me Edi Ramën.

Skema është e qartë, gjithçka ka kaluar nga Fatmir Mediu, kunati i Celibashit dhe më pas tek familjarët e Lulit dhe deri tek vula finale e Bashës që sot ka skualifikuar Rusmalin dhe ka zgjedhur në krye të KQZ ish-ministrin e Ramës, Ilirian Celibashi.

Pazari dhe hapat e para për bashkëqeverisje vazhdojnë të jenë publike tashmë ska më dyshime./CNA.al

Lajmet e fundit nga