Connect with Us

Pak lëng rrushi për Lulzim Bashën

Satire Politike

Pak lëng rrushi për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Luli Basha dje u shfaq te Çlirim Peka. Ky i fundit i bëri “qoken” kryetarit të Republikës së re, sepse vëllai i tij për pak vota kaloi skualifikimin në degën e PD-së në Has.

Tashmë Çlirimit i duhet që të ecë përpara dhe menjëherë sapo Luli i konfirmoi të vëllain, e ftoi në studio. Dhe këtë herë nuk e ftoi kot. E ftoi dhe i vendosi përpara edhe lëng rrushi, ashtu siç i pëlqen Lulit.

Së fundi është mësuar nga burime pranë Republikës së re, se Lulzim Basha ka filluar pi lëng rrushi me shumicë. Dhe këtë ka filluar ta bëjë sipas parimit “shikon rrushi, rrushin dhe piqet”.

LEXO EDHE:  Denoncimi i fortë/ Qytetarët në qiell të hapur, pushtetarët prishin pallatet e tyre për t’i bërë të reja

Me idenë se duke parë Berishën, ish-kryeministër dhe duke bërë ortakëri me Edi Ramën apo duke qëndruar pranë Ilir Metës, mendon se mund të piqet dhe një ditë të jetë edhe ai kryeministër.

Formulën e rrushit, mësohet se ia ka ofruar shefja e PR në Republikën e re, Desada, e cila bashkë me call centërin e kunatit kanë pasur sukses javët e fundit duke shpërndarë pafundësisht lajme dhe video të Lulit në rrjetet sociale.

Luli duke pirë lëngun e rrushit, pas emisionit shpall fitoren e tij të radhës kundër Edi Ramës.

Suksese Luli. Pi sa më shumë lëng rrushi. Dhe mos harro parimin “shikon rrushi, rrushin dhe piqet”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Video-7 herë 7 mos bëjnë 77?!/ Luli “shkëlqen” sërish

Publikuar

-

Nga

Video-7 herë 7 mos bëjnë 77?!/ Luli “shkëlqen” sërish

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha e ka treguar me kohë se është një “gjeni” në matematikë.

Kështu, pas “perlave” si 7 herë 7 bëjnë 42, sot ai ka “shkëlqyer” sërish.

Gjatë një deklarate për mediat, Luli sot ka thënë se “6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim”.

Këto janë deklaratat që vetëm “gjenitë” e matematikës si Luli, mund ti kuptojnë./ CNA.al



Video-Habit Basha/ Vijon të këmbëngulë: 7×7 bëjnë 42

Video/ Basha e përsërit: 7×7 = 42

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Plas në rrjet/ Partia PITH kërkon Klevis Balliun

Publikuar

-

Nga

Plas në rrjet/ Partia PITH kërkon Klevis Balliun

Skualifikimi i Klevis Balliut në Pogradec nga gara si kandidat i PD për deputet ka sjellë edhe humor në rrjetet sociale.

Një faqe e quajtur PITH, Partia e Idealeve të Thella ka bërë thirrje që Klevisi të bashkohet me ta.

I bëjmë thirrje Klevis Balliut, misionarit të unazës, të bashkohet me kauzën PITH. Sepse ne nuk jemi mosmirnjohes si Partia Demokratike. Në PITH ka vend për të gjithë!” shkruhet në postim./ CNA.al



Kush e eleminoi Klevis Balliun? / Zbulohet skenari

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto+video-Ilir Meta tapë përballë Fevziut, zbulohet ku dhe me kë piu/ Flet Balliu dhe zëdhënës Blushi

Publikuar

-

Nga

Video+foto -Ilir Meta tapë përballë Fevziut/ Flet Balliu dhe zëdhënës Blushi

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, presidenti Ilir Meta u shfaq tapë.

I dehur nga gëzimi se po shikonte Fevziun apo nga dy gjëra të mëdha që po i ndodhin, si “dashuria” për Edi Ramën dhe tradhëtia e Lulzim Bashës, Ilir Meta tregoi edhe sarajet e tij te Kodra e Diellit apo edhe në Gjirin e Lalzit.

Pas drekës me Nar Kokën dhe Blushin e tij tek lokali i Gëzimit te kashtës ne ish bllok,  Ilir floriri i është vërsulur qeverisë si kurrë me parë nga emisioni i Blendi Fevziut, ndërsa ky i fundit po dehej gjatë intervistës nga avujt e Likes.

Për këtë situatë ka pasur edhe reagime të forta.

I pyetur për dehjen e presidentit Meta, gazetari Balliu tha se problemi i vërtertë i presidentit është tradhëtia që i ka bërë “gruaja”.

“Kur të tradhëton gruaja, ose do ta rrahësh, ose do ta divorcosh, ose do dehesh, ose do të vesh të ankohesh tek babai i gruas, për nusen”. Ilir Meta ka zgjedhur të pije dhe të shkojë tek “vjehrri” të qajë hallet.

LEXO EDHE:  Rama: Jemi e para qeveri që po lufton drogën



Kjo është e vërteta e tradhëtisë së Lulzim Bashës, ndaj Metës sipas Balliut.

LEXO EDHE:  Alarmon ish-kryeministri/ Ja si po përgatitet lirimi i trafikantit, vëllai i drejtorit të Ramës  

Por, një version tjetër ka pasur zëdhënës Blushi, për presidentin tonë. Ai ka mohuar që presidenti të jetë dehur për tradhëtinë e “gruas” së tij, Lulit të Republikës së re dhe ka theksuar se presidenti gjithçka e ka bërë nga lumturia, nga rikthimi i “dashurisë” së tij të vjetër, Edi Ramës.

“Dashuritë e mëdha, kanë edhe rikthime të mëdha, Ndaj dhe presidenti nuk ka sesi të mos e përjetojë këtë rikthim të madh”, saktësoi postuesi i statuseve t të Likes në fb.

Ndodhi dehja dje nga dashuria apo nga tradhëtia, kjo mbetet për t’u sqaruar nga Ilir Meta, në emisionet e ardhshme televizive.

Për të qarë dhe për të qeshur./ CNA.al


LEXO TE PLOTE