Connect with Us

Ndryshimet me regjistrin e gjendjes civile/ PD padit në SPAK Sandër Lleshajn

Politikë

Ndryshimet me regjistrin e gjendjes civile/ PD padit në SPAK Sandër Lleshajn

Publikuar

-

Polic ke qenë , polic do mbetesh/ Gazetari “dush të ftohtë” Lleshajt

Çështja e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve duhet të hetohet nga SPAK. Partia Demokratike bën pergjegjës direkt Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj, për të cilët dorëzoi kallëzim penal në SPAK për 3 vepra penale: fallsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes.

Në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Rregjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës ëë vendbanimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qyyetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit.

“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”- thuhet në padi. Ligji për Gjendjen Covile dhe Kodi Zgjedhor janë shumë të qartë lidhur me këtë çështje. Ndërhyrja e drejtëpërdrejtë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ndikon në procesin zgjedhor, duke ndryshuar menjëherë qendrat e votimit ku duhet të votojnë qytetarët shqiptarë. Sipas nenit 46 të Kodit Zgjedhor në fuqi, qendrat e votimit bazohen te kodi i vendbanimit. Duke iu referuar nenit 15 pika 3 i ligjit “ Për gjendjen civile”, në padi jepen argumenta se vendbanimi ndryshohet vetëm me kërkesën e shtetasit.
Duke vënë në dukje se SPAK duhet të kishte nisur vetë hetim për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thekson se “e paraqet këtë kallëzim, si mundësi ligjore e ushtrimit të përgjegjësive në mbrojtje të interesit publik. Organet ligjzbatuese duhet të veprojnë pa asnjë hezitim të mëtejshëm dhe me profesionalizëm të lartë të diktuar nga interesi i lartë që është cënuar dhe preket në këtë rast, duke qenë se jemi përpara akteve të rrezikshme që do të cënonin transparencën e procesit zgjedhor dhe lirinë e zgjedhjeve, si parime bazë të demokracisë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Rama zyrtarizon aferën Skavica/ PD: Konçesioni korruptiv do të zhbëhet

LEXO EDHE:  Topalli “shuplakë” Bashës/ Ka zhdukur të djathtën nga skena e politikës, ndrydhi PD-në

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Zyrtare/Zbardhen emrat e zv/kryeministrit dhe ministrave teknikë të PD

LEXO EDHE:  Bankers Petroleum padit Drejtorinë e Tatimeve

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Djali i George Soros, Alexander Soros është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në jug të vendit ku  ka zgjedhur të pushojë këtë fundjavë.

Soros ka ndarë fotot në rrjetet sociale, duke e quajtur Ramën mikun e tij të mirë, ndërsa ka postuar edhe pamje nga riviera shqiptare teksa e cilëson më të bukurën në Europë.

LEXO EDHE:  Kërcënon dëshmitarët dhe shkatërron provat/ Kërkohet arrestimi i Vangjush Dakos

 “Ishte e mrekullueshme të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfletoni disa fotografi të nje nga rivierave më të bukura dhe të paprishura të Evropës“, shkruan djali i Soros.

LEXO EDHE:  Zyrtare/Zbardhen emrat e zv/kryeministrit dhe ministrave teknikë të PD

 

LEXO TE PLOTE