Politikë
Murrizi: Nuk ka asnjë letër në Kuvend ku PD-ja kërkon hapje të listave

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi analizoi në Ilva Now, zhvillimet e fundit të reformës zgjedhore, ku shumica socialiste ndryshoi sot propozimin që kishte për Kodin Zgjedhor duke dalë “pro” pragut zgjedhor me 1 për qind dhe “hapjes së listave me herës”.
“Në politikë kërkohet sa takat ke dhe është e vështirë që një opozitë me tre grupe parlamentare dhe 13-14 deputetë jashtë këtyre grupeve t’i imponohesh kësaj mazhorance me 75 mandate dhe kur ka ortakë nga krahu tjetër pjesën që ka qenë aty dhe që ka dalë jashtë sistemit… ngjarjet e fundit tregon që janë së bashku,” – tha Murrizi duke këmbëngulur se si socialistët, edhe ata të lëvizjes socialsite dhe demokratët nuk duan lista të hapura të kandidatëve dhe “janë bashkë”.
Deputeti i opozitës tha më tej se “ky bashkëpunim u tregua në mbledhjen e orës 18:00 me përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, kjo me nënkuptimin se pas faktit se përzgjedhja e kandidatëve u bë pa përplasje mes palëve.
“Pragu 1 për qind i dakordësuar pas propozimit tonë është i pranueshëm dhe debati ishte kryesisht te pragu 3 për qind se po të kalohej ky i takonin rreth 4 mandate,” – tha Murrizi duke u shprehur se në tërësi është “pro” pragut.
Për sa i përket listave të kandidatëve, Murrizi ishte i mendimit se në tërësi partitë e mëdha i druhen reformës në drejtësi dhe synojnë të mbajnë postet në Kuvend. I pyetur se përse duhej mandati i deputetit, pasi në tërësi është thënë se atyre u është hequr imuniteti, Murrizi pretendoi të kundërtën duke kujtuar rastin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.
“Kanë deputetët imunitet, sepse gjashtë ditë makina e policisë mbeti poshtë shtëpisë së Saimir Tahirit, implikimi në trafiqe… erdhën dy prokurorë në komision të ligjeve vajtën s’ia hoqën imunitetin dhe harxhuan 600 kilogramë naftë te Kodra e Diellit,”
“Nenin 163 nuk do ta votojmë, do të ngrihem të propozoj versionin e parë që patëm, nëse nuk e marrin parasysh do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese,” – tha Murrizi i cili pretendoi se brenda muajit tetor kjo gjykatë do të bëhet funksionale me plotësimin e dy vakancave të shpallura së fundmi nga Kuvendi dhe Presidenti.
“Damiani [Gjiknuri] është harruar… s’flitet më për dosjet e vjedhjes së votave, [ata të opozitës] i thonë të lutem Damian, këtë që kemi qejf ne, futi një firmë ti dhe katër deputetë të tjerë të PS-së dhe ta bëjmë ligj,” – tha Murrizi.
“Nuk ka fije letër në institucionet që bëhen ligjet që PD-ja kërkon hapjen e listave… Këshilli Politik… është Damiani [Gjinuri]… ai duhet t’ia përcillte Kuvendit ose 20 mijë zgjedhës, edhe 5 qershori [marrëveshja] nuk erdhi prej Ogertit, por prej deputetëve të socialistëve,” – theksoi Murrizi duke këmbëngulur se opozita jashtë-parlamentare nuk ka konkretizuar ligjërisht asnjë prej propozimeve.
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...