LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky është një skenar i errët”/ Meta ngre tonet: Tjetër padi në Arbitrazh, Shqipëria drejt katastrofës

2 Tetor 2020, 10:32, Politikë CNA
“Ky është një skenar i errët”/ Meta ngre tonet:

Presidenti Ilir Meta ka dhënë alarmin në lidhje me borxhet, e shtetit shqiptar.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit ndër të tjera theksoi se një tjetër investitor i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit, duke kërkuar 100 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare.

Meta tha se një skenar i errët kërcënon ekonominë shqiptare, dhe kjo sipas tij për shkak të veprimeve korruptive të kryeministrit dhe vartësve të tij.

?Një tjetër investitor i huaj ka ngritur padi ndaj shtetit shqiptar, duke kërkuar 100 milionë euro.

Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Arbitrazh, është kthyer në një rrezik të madh kërcënues për financat dhe stabilitetin financiar të vendit.

Ky është një skenar i errët që rëndon edhe më shumë financat e vendit. Vetëm dje BERZH bëri një parashikim akoma më të zymtë për Shqipërinë, më negativi për të gjithë rajonin.

I bëj thirrje qeverisë dhe avokaturës së shtetit, jo vetëm të bëjë transparencë dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe të shohë në mënyrë strikte çdo kërkesë për të marrë borxh.

Shteti shqiptar nuk mund të marrë borxhe pa fund për të shlyer dëmet nga korrupsioni i zyrtarëve, për të mos thënë i kryeministrit dhe vartësve të tij?-tha Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga