LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Johnny Depp thyen rregullat e distancimit social/ Fotografohet duke përqafuar një fanse

2 Tetor 2020, 12:54, Lifestyle CNA
Johnny Depp thyen rregullat e distancimit social/ Fotografohet duke

Aktori i famshëm, Johnny Deep ka thyer rregullat e distancimit social. Aktori është fotografuar duke përqafuar një fanse.57-vjeçari shihej i lumtur teksa bisedonte dhe pozonte me fansat e tij jashtë aeroportit.

Johnny duket se harroi rregulloret në vend, pasi qëndroi afër fanses së tij ndërsa ata pozuan për një fotografi së bashku.

Sipas rregullores, nëse nuk është e mundur mbajtja e distancës sociale, është e detyrueshme mbajtja e maskës, megjithatë nuk e kishte një të tillë.  Mediat e huaja raportojnë se aktori ndodhet në Zvicër për festivalin e tij të filmit, i cili aktualisht po zhvillohet nga 24 shtator deri më 4 tetor.

Është raportuar muajin e kaluar se ai do të prezantojë filmin e tij Crock of Gold: A Few Rounds me Shane McGoëan në një event special. Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshortja Amber Heard, Depp po shoqërohet me 33-vjeçaren Sophie Hermann, pasi u takuan në një event të përbashkët këtë verë në Londër./ CNA.al

Lajmet e fundit nga