LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari “shpërthen” kundër PS-së/ Drafti i ri është ofendues, nuk e pranojmë 

2 Tetor 2020, 10:45, Politikë CNA
Hajdari “shpërthen” kundër PS-së/ Drafti i ri

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot propozimin e PS për koalicionet me listë unike, ndersa opozita parlamentare ashtu sic kishte paralajmeruar, bojkotoi mbledhjen.

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e ka cilësuar si ofendues draftin e ri të propozuar sot nga PS, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se drafti është ofendues jo vetëm për opozitën parlamentare, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Ajo theksoi se nuk do ta pranojë këtë propozim.

?Propozimi i sotem i Partise Socialiste eshte nje ofendim jo vetem per opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme”, tha Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga