LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuan nga kanceri i gjirit/ Aktorja e njohur: Ka disa gjëra që duhet t’i them mamasë, bashkëshorti im…

1 Tetor 2020, 15:24, Lifestyle CNA
Vuan nga kanceri i gjirit/ Aktorja e njohur: Ka disa gjëra që duhet

Aktorja e njohur Shannen Doherty, vuan nga kanceri i gjirit, i cilin ka avancuar dhe tashmë ka hyrë në fazën e katërt.

Për betejën me kancerin aktorja ka folur së fundmi për mediat ndërkombëtare, ku ka treguar se kjo sëmundje e ka bërë t?i vlerësojë më shumë gjërat.

?Po përpiqem të çmoj të gjitha momentet e vogla që shumica e njerëzve nuk i shohin dhe nuk i marrin si të mirëqena. Gjërat e vogla janë bërë me vlerë për mua. Kemi këtë pus të pafund brenda nesh dhe ka të bëjë vetëm me vazhdimin e gërmimit në atë pus për të gjetur forcën për të përballuyar fatkeqësitë. Kështu ne mund të shohim gjithë bukurinë?, u shpreh ajo për ?Elle?.

Ylli i ?Beverly Hills 90210? deklaroi se kanceri i gjirit e ka bërë të reflektojë për jetën e saj dhe të bëjë një vlerësim të gjërava që kishte bërë dhe ato që nuk i kishte bërë.

Ajo tha se ka planifikuar të shkruajë letra dhe të lërë videomesazhe për nënën dhe të gjitghë familjen e miqtë e saj.

?Ka gjëra që duhet t?i them mamasë. Dua që bashkëshorti im të dijë se çfarë do të thotë ai për mua. Por sa herë që vjen koha për ta bërë këtë, ndihet sikur erdhi fundi, sikur po shkëputeni dhe unë s?po shkëputem. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme?, deklaroi 49-vjeçarja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga