LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vendi në prag kolapsi”/ Basha: Ja pse e kam vënë gjithë theksin tek ekonomia

1 Tetor 2020, 19:39, Politikë CNA
“Vendi në prag kolapsi”/ Basha: Ja pse e kam vënë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur për planin ekonomik të partisë që ai drejton.

Basha tregoi se e ka vënë theksin te ekonomia, pasi pretendon se vendi ndodhet në prag të një kolapsi të vërtetë.

Sipas tij, në 6 muajt e fundit qveria i ka braktisur totalisht qytetarët e thjeshtë dhe ka ekonominë.

?Nuk është në tagrin tim të vlerësoj se si sjellja ime perceptohet sepse kjo nuk bëhet për hir të sjelljes time, nëqoftëse e keni fjalën pse e kam vendosur theksin tek ekonomia është për një arsye shumë të thjeshtë, sot vendi ndodhet në prag të një kolapsi të vërtetë dhe këtë çdo shqiptar e shikon edhe e ndjen përditë edhe unë e ndiej në cdo ditë që jam në kontakt me ta.

Ajo që më shqetëson jashtë masë është se ndonëse në gjashtë muajt e fundit kjo qeveri edhe ky kryeministër jo vetëm që e kanë braktisur totalisht ekonominë edhe fatin e shqiptarit të thjeshtë por po vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që kanë bërë shtatë vite me rradhë që janë arsyeja pse jemi këtu?, u shpreh ai në Syri Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga