Connect with Us

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Nuk pranojmë të na imponohet konsensusi

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Nuk pranojmë të na imponohet konsensusi

Publikuar

-

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Nuk pranojmë të na imponohet konsensusi

Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri thotë se kërkesa e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR, është vetëm një tentativë për të zvarritur procesin.

Sipas Gjiknurit, tentativa që konsensusi të quhet imponim vetëm i njërës palë është i papranueshëm për mazhorancen

“Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj me shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat evropiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni i bazuar në praktikat evropiane. Kërkesa juaj për ODIHR ëeshtë për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për cështjet e tjera nëse ju deklaroni se do të pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe këtu. Nuk pranojmë të na diktohet konsensusi me kërkesa vetëm të njerës palë. Që të mbahet peng gjithcka vetëm nga formulimi për koalicionet, kjo është taktike e juaja për të cuar në pengimin e zbatimit të Kushtetutës.
oferta jonë është të pranojmë formulën e koalicioneve sipas shembujve të vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura. Më pas për cështjen e listave dhe pragut hajdeni të diskutojmë. Ne i qendrojmë propozimit tonë për listat por megjithatë hajdeni të ulemi dhe të punojmë për të gjetur kompromis. Tentativa që konsensusi të quhet imponim vetëm i njërës palë është i papranueshëm për mazhorancen.”- mësohet të jetë shprehur Gjiknuri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Ambasadorja gjermane: Debati politik bëhet vetëm në Parlament

LEXO EDHE:  Krijimi i “Air Albania"/ Patozi “fshikullon” klasën politike

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE