Connect with Us

Rama tenton të justifikohet për banorët që jetojnë në çadra/ Qytetarët e “masakrojnë” me komente

Politikë

Rama tenton të justifikohet për banorët që jetojnë në çadra/ Qytetarët e “masakrojnë” me komente

Publikuar

-

“Do rrisim pagat e mjekëve”/ PD: Mashtrimi i radhës i Ramës, njësoj si me listat e hapura

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me denoncimet e bëra nga Partia Demokratike për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama publikoi një video, me të cilën pretendonte se vërtetonte ndhmën e dhënë nga qeveria për familjen Krosi nga Thumana, ndërsa deklaronte se kjo familje ka marrë bonusin e qirasë dhe kryefamiljari Fran Krosi nuk ka pranuar arkitekturën dhe sipërfaqen e banesës që i është caktuar sipas listës.

Por tentativa e Ramës për tu justifikuar i është kthyer në bumerang, pasi fatkeqësia për këtë familje nuk mund të matet me një dokument që thotë se ka marrë bonus qiraje për 10 muaj.

Bonusi i qirasë që i është ofruar dy të moshuarve nuk është shumë i vlefshëm për jetesën e tyre në çadër.

Halli i familjes Krosi me pleq nga 80 vjeç nuk mund të zgjidhet me bonus qiraje për 10 muaj, ndërkohë që ata po jetojnë në çadër, në shi e në breshër.

LEXO EDHE:  Menaxhimi i pandemisë nga qeveria/ Noka: Edi Rama ka kopjuar programin e PD-së

Qytetarët e lodhur nga propaganda dhe mashtrimet i janë kthyer ashpër Ramës dhe e kanë sulmuar keq.

Historia e rrëfyer në video është shembulli konkret i degradimit të shtetit dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie. Në vend që të merrni masa dhe t’i ndihmoni vendosni t’i linçoni publikisht dhe në njëfarë mënyre t’i presiononi. Nuk del dot nga geni komunist ti por mjerë shqiptarët se kush i drejton ndonëse edhe për disa muaj”, i komenton një qytetar.

Ndërkohë, një tjetër i shkruan: “Mjerimi duket në çdo skaj të vendit, nuk ka nevojë fare për antireklamë të PD-së. Jeta lulëzon vetëm në Facebook-un tënd. Realiteti shqiptar është i hidhur, ju siguroj që do merni përgjigje me votë. Po na detyron me zor ta votojmë Monën pa e patur kurrë ndërmend”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Publikuar

-

Nga

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelën me numrin e anëtarëve të PD-së që nga viti 2013 deri në 2021 dhe numrin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.

Hoxha thotë se këta shifra flasin vetë më shumë se çdo argument, pasi vihet re një rënie e mbështetësve të PD-së.

Ai deklaron se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama –Basha/ Zbulohet dhurata e kreut të PD për Kryeministrin
LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama –Basha/ Zbulohet dhurata e kreut të PD për Kryeministrin

“Shifrat flasin vetë më shumë se çdo argument.

Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

Vetëm nëse bashkohemi rreth vlerave që na kanë karakterizuar që në themelim mund të jemi fitues.

Është koha për zgjidhje!”, shkruan ish-kreu i FRPD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Menaxhimi i pandemisë nga qeveria/ Noka: Edi Rama ka kopjuar programin e PD-së
LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 15 shkurt 2021

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE