LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nxjerr bllof PD-në/ Publikon me video faktet: Vazhdon avazi i ulët i mishit për top…

1 Tetor 2020, 17:14, Politikë CNA
Rama nxjerr bllof PD-në/ Publikon me video faktet: Vazhdon avazi i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me denoncimet e bëra nga Partia Demokratike për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama ka publikuar një video, ku publikon rrëzon me fakte akuzat e opozitës se qeveria nuk i ka dhënë asnjë ndihmë familjes Krosi nga Thumana.

Sipas Ramës, kjo familje ka marrë bonusin e dhënë nga qeveria dhe kryefamiljari Fran Krosi nuk ka pranuar arkitekturën dhe sipërfaqen e banesës që i është caktuar sipas listës.

Kreu i qeverisë thotë se familja Krosi është e përfshirë në listën e banorëve të prekur që do të marin ndihmë nga qeveria.

?Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra?, shkruan kryeministri krahas videos./ CNA.al

Lajmet e fundit nga