LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD një hap para PS”/ Patozi: Basha e Rama të kënaqur me marrëveshjen e 5 qershorit, zvarritja e qëllimshme

1 Tetor 2020, 19:15, Politikë CNA
“PD një hap para PS”/ Patozi: Basha e Rama të kënaqur

?PS-ja tani është një hap pas PD-së?. Kështu ka deklaruar koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, teksa foli lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

?PS-ja dhe PD-ja janë të dyja njëlloj të interesuara dhe shpirtërisht të kënaqura me marrëveshjen e 5 Qershorit. Ashtu e duan Shqipërinë të dyja. PS-ja përtej 5 qershorit futi edhe këtë thikën e listave. PS-ja tani është një hap pas PD-së. Sot PD-ja është një hap para PS-së në funksion të interesit publik në raport me zgjedhjet.

Është deklaruar zyrtarisht se është për hapjen 100% të listave, por duke ruajtur koalicionet sikur ishin. Të dyja për mua këto nuk qëndrojnë. Intuita më thotë se do të ketë një zgjidhje dhe kam frikë se edhe kjo zvarritje është e qëllimshme dhe për këtë janë të interesuara të dyja palët. PS-ja do ta shtyjë sa më shumë që publiku të vihet para faktit të kryer?, u shpreh ai në Abc News.

Më tej, Patozi deklaroi se aleatëve të Bashës nuk i intereson hapja e listave, pasi duan të mbrojnë mandatet e tyre.

?Aleatëve u intereson që lista të jetë e mbyllur dhe me të drejtë sepse duan të jenë të mbrojtur në listën e Bashës, se kanë sakrifikuar kanë lënë partitë e veta, nuk kanë konkurruar në zgjedhjet e kaluara, në lokalet nuk morën pjesë, kanë shkrirë gjithçka kishin dhe tani është koha që Basha t?ua njohë?, theksoi koordinatori i BD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga