Connect with Us

“E vetmja PPP e pranueshme është…”/ Tritan Kalo mesazh të fortë kolegëve?

Aktualitet

“E vetmja PPP e pranueshme është…”/ Tritan Kalo mesazh të fortë kolegëve?

Publikuar

-

Pritet të ketë një valë të tretë të infektimeve/ Kalo bën parashikimin e frikshëm, ja sa do zgjazë pandemia

Mjeku i njohur infeksionist, professor Tritan Kalo thekson se e vetmja PPP e pranueshme është puna, përkushtimi dhe profesionalizmi.

Në një postim në rrjetet sociale, duket se ai i drejton edhe një mesazh të fortë kolegëve, ndërsa thekson se për çdo matelbardhë, kjo “PPP” duhet të mbetet e tillë, për sa kohë që merr frymë.

 “E vetmja PPP e pranueshme pa asnjë drojë e jetës sime ishte dhe mbetet: Punë, Përkushtim dhe Profesionalizëm kudo dhe në çdo moment…MANTELBARDHI duhet të mbetet i tillë për sa kohë që ai frymon….”Ad astra per aspera” – shprehet Latini….”, shkruan profesor Kalo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, edhe pse jemi në mes të majit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në qytetin e Pukës rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Matës të rinj elektronikë të energjisë/ Një tjetër PPP në horizont

LEXO EDHE:  “Do ndalim abuzimet dhe koncesionet”/ Këlliçi tregon problemin serioz në Shqipëri

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE