Connect with Us

Debatet për Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri zbulon propozimin e PS

Politikë

Debatet për Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri zbulon propozimin e PS

Publikuar

-

“Opozita dështoi në këtë betejë”/ Gjiknuri: Venecia rrëzoi pretendimet e PD-LSI, koalicionet u hoqën nga marrëveshja Rama-Basha

Ka përfunduar pas 2 orësh e 30 minutash mbledhja e Këshillit Politik.

Në përfundim të mbledhjes përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri bëri publike propozimin që i bëri në emër të forcës politike që përfaqëson opozitës së bashkuar.

“Ne si Parti Socialiste i bëmë një propozim. Nisur nga ndryshimet kushtetuese, na sillni një variant të shkruar nga ata, për koalicionet, bazuar në një vend të Bashkimit Europian. Nëse ne nuk e pranojmë atëherë t’i drejtohemi ODIHR-it. Të gjejnë një vend që i trajtojnë koalicionet si PD, por nuk ka. Dhe të imponohesh me modele joeuropiane, kjo është tallje”, tha Gjiknuri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Deputet i PS thirrje opozitës jashtë parlamentare: Lërini tekat fëmijënore

LEXO EDHE:  Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së/ Delegacioni i Kuvendit takim me Sekretarin Montella

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ OSBE mesazh të qartë politikës, problematikat që kërkojnë kompromis 

LEXO EDHE:  Fraksione në opozitën e Parlamentit/ Rama: I bindur se 5 qershori do të votohet

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nxjerr videon nga Nivica/ Resorti ekologjik i investitorëve suedezë gati të hapë dyert

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga resorti ekologjik në Nivicë, duke nënvizuar se po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.

Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.

‘Mirëmëngjes ja edhe rezorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.’- shkruan Rama.

Investimi i parë i huaj në turizëm, projekt i një grupi investitorësh suedezë, tashmë po bëhet gati të presë turistët./CNA.al

LEXO TE PLOTE