LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armina Mevlani këshillon femrat/ Zbulon “sekretin” për një gjoks perfekt

1 Tetor 2020, 18:20, Lifestyle CNA
Armina Mevlani këshillon femrat/ Zbulon “sekretin” për

Armina Mevlani është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë dhe çdo gjë nga jeta e saj personale tërheq vëmendjen e mediave.

Disa kohë më parë, bënë bujë deklaratat e saj për mirëmbajtjen e gjoksit.

Për këtë ka folur sërish çështje, Armina ka folur sërish në emisionin ?Rudina? ku ka dhënë disa këshilla për të gjitha vajzat.

Blogerja tha se për të patur një gjoks perfekt duhet ta trajtoni atë me gjëra të ftohta.

“Unë kam lexuar shumë për mirëmbajtjen e gjoksit. Duke qenë se unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në çdo zonë të trupit, dua të qëndroj tek natyralja. Për këtë arsye kam dashur ta ndaj me të gjitha vajzat që kanë fëmijë dhe e kanë të nevojshme që ta trajtojnë. E para është i ftohti. Unë mundohem që kur të bëj dush me ujë të ngrohtë, përpiqem që gjithmonë ta bëj shpërlarjen me ujë sa më të ftohtë në zonën e bustit.

Kur është verë mundohem të bëj edhe një masazh me akull, përdor gjithmonë krem për strijat që e ble në farmaci dhe një herë ose dy herë në javë bëj ushtrime që janë pompat. Edhe kur ndihem e lodhur marr peshat dhe bëj disa ushtrime, një deri dy herë në javë. Përpiqem që t?i shmang të gjitha reçipetat e forta, mbaj reçipeta shumë të buta që janë tantellë e hollë?, është shprehur Armina Mevlani”, u shpreh ajo. /CNA.al

Lajmet e fundit nga