LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Manjani e thotë troç/ Jam kundër hapjes së listave

30 Shtator 2020, 20:14, Politikë CNA
Ylli Manjani e thotë troç/ Jam kundër hapjes së listave

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë thotë se në Shqipëri nuk është bërë asnjëherë reformë zgjedhore. Ndryshimet e fundit që vijnë nga marrëveshja e 5 qershorit për të nuk do të sjellin më shumë demokraci.

?Një reformë do të ishte hedhja në kosh të plehrave çdo ligj i shkruar për zgjedhjet. Demokracia duhet të shkojë tek votat. Vota duhet të jetë festë. Kemi nevojë për reformë që demokracia të kthehet tek vota. Kjo është një fletë e re tek Kodi i vjetër Zgjedhor?, tha Manjani.

?Nuk ka ndryshuar asgjë për njerëzit. Listat e hapura janë hapje gropash septike, nuk zgjidhin asgjë. Nuk hapet gara, por partia vendos një bashkësi me emra dhe u thotë njerëzve zgjidhni ju. Nëse partia nuk do që të jetë në listë, ti nuk je?, shtoi ish-ministri në Ilva Now.

Manjani thotë se nuk e mbështet si koncept idenë e hapjes së listave pasi do të dëshironte një garë, ku luftojnë për vota dhe individët dhe partia.

?Do mbështetja shumë një hapje gare se sa një hapje liste, këta nuk e lenë popullin që të zgjedhë. Nuk kam qenë kurrë për lista të hapura. Jam për individë që konkurrojnë krahas partive?, tha ai.

Për diskutimet nëse i lejon apo jo Kushtetuta koalicionet parazgjedhore, Manjani tha se ligji themeltar i shtetit as i lejon dhe as i ndalon kjo është lënë që të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.

?Në Kushtetutë u nisën për t’i heq por nuk arritën që t?i heqin. Ndryshimet kushtetuese nisën t?i bëjnë në mënyrë ekstremi por nuk arritën, e lanë litarin jashtë. Justifikimi që nuk na lejon nuk qëndron?, tha më tej ish-ministri i Drejtësisë.

Lajmet e fundit nga