Politikë
Vrasja e Azem Hajdarit/ Artan Hoxha: Ja pse Berisha vendosi të flasë tani

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e ish-liderit të lëvizjes Dhjetor ’90, Azem Hajdari.
Hoxha tha se për herë të parë, Berisha ka folur shumë gjëra për ngjarjen. Sipas Hoxhës, ish kryeministri foli pikërisht tani për të shmangur faktin që do i kërkohet të shkojë në gjykatë në procesin për Izet Haxhinë i cili është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.
“Berisha foli në këtë moment sepse në Gjykatë do zhvillohet seanca ku do merren provat në lidhje me çështjn e Izet Haxhisë.
Foli sepse po zhvillohet një proces i cili është zvarritur dhe kanë dhënë dorëheqjen e disa prokurië. Gjykata po shqyrton kërkesën e prokurorëve. Berisha këtë herë nuk ka imunitet dhe është i detyruar të shkojë në proces e të dëshmojë mbi atë që di. Fakti që Berisha foli është bërë me qëllimin që do të shmangë faktin që do i kërkohet të shkojë në gjykatë”, u shpreh Hoxha në Top Talk./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...