Connect with Us

Tufa nxjerr të dhëna të tjera për shkrimtarin Jorgaqi/ Si u martua me agjenten me nofkën “Artistja”

Politikë

Tufa nxjerr të dhëna të tjera për shkrimtarin Jorgaqi/ Si u martua me agjenten me nofkën “Artistja”

Publikuar

-

Tufa nxjerr të dhëna të tjera për shkrimtarin Jorgaqi/ Si u martua me agjenten me nofkën "Artistja"

Ish-drejtori i ISKK-së, Agron Tufa ka vijuar sërish me akuzat ndaj shkrimtarit Nasho Jorgaqi, ndërsa ka publikuar një dokument ku sipas të cilit Sigurimi i Shtetit i dha një shpërblim të majmë për kohë për punën e tij.

Sipas Tufës, Jorgaqi u martua me një grua me nofkën “Artistja”, të rekrutuar nga Sigurimi, ish bashkëshorti i së cilës ishte në burg dhe më pas u pushkatua.

“NASHO JORGAQI NGA SPIUNI-INFORMATOR “DRAGOI”, NË AGJENT REKRUTUES E NDËRLIDHËS, REZIDEND KYÇ I REGJIMIT.
SIGURIMI I HEQ SHPENZIMET E DASMËS ME NJË PAJË PREJ 30 MIJË LEKËSH
Nasho Jorgaqi u rekrutua më 10.1.1955 nga kapiten Hajredin Hoxha. për 5 vjet ai shërbeu si polici intelektual i inteligjencies së kryeqytetit, si pjesë e punës së seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Spiunimet e para të “Dragoit” ishin kundër Kadrie Kadare, Robert Shvarc, etj, në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Qëllimi ishte kontrolli i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”.
Nga punëtori operativ Caci Papajani (ish pastiçier mesatar) Nashua u drejtua në ndërmarrjen e botimeve, ku punonte si korrektor letrar, por kalonte edhe nga Instituti i Shkencave. Pastiçeri vërente si ai i kuptonte shpejt gjërat pasi kishte “shkollë të madhe”. Në qyrkun e Nashos kaloi edhe Skënder Luarasi. Nuk e dimë a do dalë kjo gjë në konferencën që do të organizojë Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) për disa figura të majta, ndër të cilët shihet edhe emri i të përmendurit.
Operativi Leonidha Petrani ishte shumë i kënaqur nga Nashua. Për këtë arsye, me rastin e martesës, në tetor 1960, Nashos i dhanë 3000 lekë shpërblim. Kjo shumë ishte një pajë e vogël me të cilën e daroviti Sigurimi martesën e Nasho Jorgaqit.
Në vitin 1960 kaloi për llogari të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Së bashku me agjenten “Artistja” (quhej Margarita), Nashua punoi në drejtimin francez. Me Margaritën si grua e divorcuar tragjikisht (ish bashkëshorti në burg, më pas do të pushkatohet), ai formonte një dyshe të bukur agjenturore. Leonard Tomoso (të cilit i vunë nofkën “Gjyzlykja” sepse ishte me syza), donte të mësonte shqip, ndërsa Sigurimi e vlerësonte si “zbulues imperialist”. Operativi Petrani vërente me kënaqësi se “Dragoi” i tij ishte besnik i lidhur ngushtë me partinë e pushtetin, si ishte inteligjent, i sjellshëm dhe serioz. Për këto arsye, më 13.10.1961 nga informator ai u ngrit në agjent. U drejtua te objektet “Shigjeta” dhe “Ligjërata”. Mirëpo, në vitin 1966, Nashua u dalldis pas një historie me në qendër ish marinarin Spiro Kote, i cili u bë strumbullari i filmit propagandistik “Dueli i heshtur”. Filloi të merret me shkrimin e kësaj ngjarje, duke i dhënë një drejtim ashtu siç e donte partia. Por duke humbur kohën sa në një repart e në një tjetër. Duke mos pasur objekt, në vitin 1967, pas 13 vjetësh kontribut, Nashua u largua nga rrjeti sekret. Por nevoja për Nashon ishte e madhe. Rikthehet në armën e dashur të Sigurimit në vitin 1973, duke u aktivizuar në drejtimin e të ardhurve. Sidomos shkrimtarët nga Kosova ishin gjahu i parë e më i urrejtshëm i Nashos.
Në vitin 1978 u kthye rekrutues e ndërlidhës, pra praktikisht një lloj rezidenti shumë i rëndësishëm për regjimin. Njëri ndër ta ishin edhe “Tribuna” dhe “Historiani” që Nashua e mbante në lidhje. Në disa çështje nuk kishte pasur sukses. Aktiviteti i “Dragoit” mbyllet në vitin 1991.
Nga sa thamë përmbledhtas, bie poshtë ideja që enveristët e tipit Spartak Braho e shumë të tjerë të ngjashëm e kanë hedhur vazhdimisht, që partia dhe sigurimi i zgjidhnin bashkëpunëtorët vetëm në klasën e të persekutuarve. Mos lejoni t’ua indiktojnë një ide të tillë: vetë rasti i Nasho Jorgaqit (“Dragoi”) e rrëzon këtë shpifje. Të mos flasim se sa “dragonj” të partishëm kanë qenë spiuna të sigurimit.
Para ca ditësh, në një intervistë të fryrë tek gazeta “Nata”, Nashua qahej, se gjatë shkrimit të romanit “Mërgata e qyqeve”, ishte, sipas tij, krejtësisht i paditur nga puna e agjenturave. Çfarë hipokrizie! Dhe kush? Një agjent i regjur si “Dragoi”.”, shkruan Tufa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse keni këllqe, keni kohë deri më 9 shtator”/ Murrizi sfidon hapur aleatët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj aleatëve, të cilët morën 9 mandate me 25 prill, dhe prej asaj kohe nuk iu është dëgjuar zëri të dalin kundër Ramës.

Murrizi ngre një pyetje publike për ta, duke aluduar nëse kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit.

Deri më date 9 shtator keni kohë që të shkoni tek autoriteti i dosjeve e të merrni çertifikatën e pastertisë së figurës nëse keni këllqe, shton Murrizi.

Ai ka ironizuar dhe vizitën në SHBA të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ‘zhdukur’ nga politika që pas humbjes së zgjedhjeve.

“25 prill-25 korrik

Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet

Nje pyetje per DEMOKRATET

A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????

Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit

Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper

Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”

A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????

Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe

Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Publikuar

-

Nga

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Pak ditë pas vizitës në Hungari, presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi kanë shkuar në SHBA.

Udhëtimi i tyre ka qenë thuajse ‘sekrete’ duke qenë se as kreu i shtetit dhe as kryetarja e LSI-së nuk kanë bërë ndonjë njoftim në rrjetet sociale apo publikisht lidhur me këtë vizitë.

Ata janë takuar në SHBA me lobistin libanez Safi Kaskas e bashkëshorten e tij. Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e tij.

Lobisti i njohur sqaron edhe si është njohur me presidentin Meta e bashkëshorten e tij Kryemadhi.

I pyetur nga një person poshtë fotos së publikuar prej tij në Facebook, Kaskas rrëfen se bashkëshortja e tij dhe ajo e Metës kanë punuar prej vitesh së bashku.

Dy ditë më vonë, lobisti libanez Kaskas ka pritur në zyrë kandidatin për Presidentin e Liberisë.

Kush është Safi Kaskas

Libanezi është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike. Ai ka udhëhequr korporata të mëdha dhe kompani tregtare dhe ka pionieruar angazhime të shumta të suksesshme këshilluese fillestare për klientët në fushat e tregtisë dhe industrisë si në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:  Tranzicioni i tejzgjatur dhe “hijet” e diktaturës që vijojnë të na përndjekin

LEXO EDHE:  “Qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës iu afruan familjes sime”/ Zbardhet letra e gjatë e dorëheqjes së Agron Tufës

Kaskas është një bashkëthemelues i Universitetit East West në Chicago, Illinois dhe u zgjodh president i bordit të tij të drejtorëve nga 1979 në 2005. Përveç përqendrimit të tij në shkencat e menaxhimit strategjik, Kaskas ka studiuar fetë Abrahamike dhe ka ligjëruar në të gjithë SHBA për tema që lidhen me Islamin, zhvillimin e myslimanëve amerikanë dhe të ardhmen e Islamit në SHBA.

Ai ka investuar 30 vjet të jetës së tij në dialog dhe ndërtimi i urës midis ithtarëve të feve Abrahamike. Kaskas shërben si anëtar bordi i Trac5, një organizatë që punon për zgjidhjen e konflikteve të bazuara në besim dhe është i ftuar të flasë rregullisht në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare në Uashington, DC për tema të tilla si pajtimi, Kurani dhe mësimet e Jezusit.

Kohët e fundit, Kaskas ishte bashkëautor i “Kurani – me Referenca në Bibël, Një Kuptim Bashkëkohor”, një përkthim i ri, i papërfunduar kurrë më parë i Kur’anit në anglishten bashkëkohore që përmban më shumë se 3,000 referenca paralele në Bibël.(hashtag)

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rimëkëmbja e turizmit ka filluar”/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE