Connect with Us

Tre viktima në 24 orë/ Regjistrohen shifra shqetësuese të rasteve të reja me Covid

Sociale

Tre viktima në 24 orë/ Regjistrohen shifra shqetësuese të rasteve të reja me Covid

Publikuar

-

Rëndohet bilanci/ Pesë viktima dhe qindra raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e rasteve të reja me Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 131 raste të reja. Ndërkohë tre persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.
Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,
Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

LEXO EDHE:  Studimi/ Nëse jeni me Covid-19, gjysma e familjes suaj do të sëmuret brenda disa ditësh

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)
Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Viktima e parë nga koronavirusi/ Meta: Apeloj me forcë, çdo qytetar të tregojë kujdes

LEXO EDHE:  Yjet botërorë të muzikës dhurojnë spektakël në një koncert gjigant në kohën e Covid-19

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Java nis e nxehtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë do të jetë në zonat Jugore dhe pjesërisht ato qëndrore me vranësira të cilat do të sjellin reshje afatshkurtra dhe të izoluara.

Ndërsa zonat perëndimore dhe Veriore paraqiten me kthjellime dhe  vranësira kalimtare.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 32°C.

LEXO EDHE:  Alarmi/ Covid-19 po vonon ekzaminimin dhe kurimin e sëmundjeve tumorale

LEXO EDHE:  Shkëlzen Berisha ironizon qeverinë/ "S'keni lekë për maska se i harxhuat për gas lotsjellës"

Era do të fryejë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell rrebeshe shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë dielë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta. Ndërsa,  mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Shkëlzen Berisha ironizon qeverinë/ “S’keni lekë për maska se i harxhuat për gas lotsjellës”

LEXO EDHE:  Alarmi/ Covid-19 po vonon ekzaminimin dhe kurimin e sëmundjeve tumorale



Era do të fryejë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE