LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roca: Dua të marr ftesë nga kombëtarja shqiptare

30 Shtator 2020, 12:35, Sport CNA
Roca: Dua të marr ftesë nga kombëtarja shqiptare

Futbollisti i Istanbulsporit Eduard Rroca shpreson që të marrë në të ardhmen ftesë nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja për t?iu bashkuar kombëtares kuqezi. Në një lidhje direkte me ?Supersport?, ish-futbollisti i Kukësit, i cili ka pak kohë që është transferuar te skuadra e kategorisë së dytë të futbollit turk, ndihet i kënaqur me ambjentin dhe kushtet e përgatitjes.

“Kam pak kohë që jam pjesë e Istanbulsporit. Ndihem shumë mirë dhe i kënaqur me aventurën e re dhe mundësinë që më është dhënë. Përshtypjet janë shumë të mira, kushtet me ambjentet stërvitore, stadiumin janë shumë të mira dhe për momentin jam tepër i kënaqur. Ndihem edhe i lumtur për debutimin , që ishte shumë i mirë, sepse fituam me rezultatin 3-1 dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.”

Ëndrra ? “E kam thënë dhe vazhdoj ta them deri ditën e fundit që do luaj futboll. Dua ta realizoj, sic ci thonë çdo gjë varet nga unë. Nëse do të kemi performanca, besoj se do vijë dhe ajo thirrja e madhe nga kombëtarja deri sat ë jem lojtar aktiv. Do ta pres gjithmonë sepse  i kam cilësitë për të qenë pjesë e saj.”/ CNA.al

Lajmet e fundit nga