LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga hyrja drejt Ferrit tek Fantazmat e Pekinit/ Kush janë legjenda urbane më të famshme sot në botë

30 Shtator 2020, 06:20, Blog CNA
Nga hyrja drejt Ferrit tek Fantazmat e Pekinit/ Kush janë legjenda urbane

Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sepse ato janë të frikshme, por sepse i kanë ndodhur dikujt që ju e njihni. Pra ato nuk janë më një histori e trilluar në një libër, por një histori e përbashkët e një komuniteti apo zone. Edhe nëse shumica e legjendave të njohura urbane ka të ngjarë të jenë tërësisht trillime, ato nuk duket se do të zhduken. Ja cilat janë disa prej tyre.

Pusi si hyrje drejt Ferrit

Në vitin 1989, një legjendë e re urbane nisi të qarkullonte në mediat e gjithë botës. Një ekip shkencëtarësh sovjetikë kishin hapur një vrimë shumë të thellë në tokë, me synimin e vetëm për të provuar ekzistencën e Ferrit. Ata gërmuan në një thellësi prej rreth 12 km, dhe ndonëse ka versione të ndryshme për atë që ndodhi më pas, gati të gjithë pretendojnë se një lloj mikrofoni u fut në pus për të regjistruar atë që ndodhte vërtet atje.

Sipas legjendës, mikrofoni regjistroi britmat e miliona shpirtrave, duke provuar një herë e mirë se Bibla është e saktë në ato që thotë. Edhe pse kjo besohet ende nga shumë njerëz, ky regjistrimin nuk është i vërtetë. Në fakt synimi i shpimit gjigant ishte mbledhja e të dhënave shkencore mbi koren e Tokës.

Njeriu Majmun i Nju Delhit

Legjenda thotë se një figurë e ngjashme me majmunët nisi të shfaqej në çatitë e qytetit diku rreth 2001, dhe shumë dëshmitarë pretendojnë se e kanë parë. Ndërsa Njeriu Majmun nuk është kapur asnjëherë, dhe zhdukej po aq shpejt sa shfaqej, kjo gjë krijoi shumë panik tek banorët e qytetit.

Umm-al-Duwais

Në Emiratet e Bashkuara Arabe qarkullojnë shumë legjenda urbane, pasi banorët i duan monstrat dhe xhuxhët e tyre. Sidoqoftë, më të frikshmit prej tyre janë Umm-al-Duwais:disa xhindë femra që besohet se i joshnin djemtë e rinj që shkonin me to në vende të izoluara para se t?i vrisnin në mënyrë brutale. Thuhet se xhindët u dalin njerëzve kur ata janë vetëm, duke marrë pamjen e një gruaje të bukur të veshur me të bardha.

Çupakabra

Ky është një përbindësh gjak-thithës, i ngjashëm me gjitarët. Disa vite më parë u tha se u gjet në Meksikë, Porto Riko dhe jugun e SHBA-së. Gjithsesi edhe vitet e fundit ka pasur shumë dëshmi se kafsha është parë vërdallë vitet e fundit, veçanërisht në Meksikë. Ajo sulmon dhe vret bagëtitë në të gjithë rajonin, dhe asnjë nuk është i sigurt se për çfarë bëhet fjalë.

Tokoloshe

Afrika është shtëpia e një numri të madh legjendash. Një legjendë në Afrikën e Jugut, ka qenë një shqetësim qindravjeçar për banorët. Tokoloshe, thuhet se është një krijesë e vogël, por mund të ngjajë dhe me një brejtës të madh, në varësi të personit që pyet mbi të. Kjo krijesë ka qenë pjesë e mitologjisë Zulu për një kohë të gjatë. Ato dalin vërdallë natën kur njerëzit flenë. Nëse ju afrohen mund të rrezikoni shumë. Ato mund t?iu shpupurisin flokët, por edhe mund t`ju vrasin duke ju mbytur.

Lorelei

Lorelei është emri lokal i një shkëmbi të madh në bregun e lumit Rin në Gjermani, si dhe i një sirene legjendare që po e përndjek zonën prej shekujsh. Sipas legjendës ajo u shfaqet vetëm peshkatarëve të humbur në det, duke i bërë shenjë me duar të shkojnë drejt saj.

Siç mund të pritej, marinarët – të magjepsur nga bukuria e një gruaje të bukur që shfaqet në mes të askundit – nisin të drejtohen drejt saj, vetëm për t`u mbytur në shkëmbinjtë dinakë përreth bregut.

Fantazmat e Pekinit

Ndërsa ka shumë variante të kësaj legjende atje, tema mbetet e njëjtë. Më 14 nëntor 1995, dy burra hipën në autobusin e fundit që shkonte në Kodrat Aromatike të Pekinit. Në fillim shoferi nuk donte t?i linte të hipnin, pasi ata nuk ndodheshin në një stacion autobusi. Por ku i la të hipin, ai sheh se janë në fakt 3 burra.

Dy burrat po ndihmonin të ecte një burrë të moshuar me flokë të gjatë, dhe të gjithë ishin veshur me rrobat e Dinastisë së lashtë Qing. Sipas disa versioneve, të tre ishin shumë të zbehtë në fytyrë, gati si fantazma. Pasagjerët e tjerë zbritën në stacionet e tyre. Mbetën vetëm një djalë i ri dhe një grua e moshuar.

Papritmas, gruaja filloi ta akuzonte atë për vjedhje dhe këmbënguli që ata të zbresin në stacionin tjetër për të shkuar në stacionin më të afërt të policisë. Sapo e bënë, ajo i tha atij se gjithçka ishte një mashtrim për ta zbritur nga ai autobus, pasi ajo kishte vërejtur që tre burrat e mëparshëm ishin zhdukur.

Ne nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, por autobuzi u gjet të nesërmen disa km larg nga destinacioni i tij. Në të ndodhshin 3 trupa në dekompozim e sipër:shoferi, fatorino dhe një njeri misterioz i paidentifikuar me flokë të gjatë.

Rake – i njohur gjithashtu si Engjëlli i Rënë në disa rajone – shfaqet në legjendat urbane në të gjithë botën, megjithëse raportimet më të fundit mbi të kanë qenë kryesisht në Evropë.  Sipas legjendës, Rake është një krijesë humanoide e gjatë sa një njeri i zakonshëm, me lëkurë të hijshme, pa flokë, dhe me sy të mëdhenj e të zbrazët.

Thuhet se ai qëndron në zona periferike me shkurre, dhe shfaqet pothuajse në të njëjtën pozitë; ulur buzë shtratit tuaj në mesin e natës. Me sa duket, ai mund të hyjë në ëndrrat tuaja. Dallimi midis Rake dhe shumicës së legjendave të tjera në këtë listë, është se ka shumë tregime që flasin mbi këtë krijesë të paktën që nga shekullin XII-të. Ai është kapur në kamera shumë herë, duke përfshirë një video të frikshme që vjen nga Katalonja, Spanjë./Toptenz- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga