LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga biseda me Muharremin te kaseta/ Artan Hoxha zbulon arsyen, pse e vrau Fatmir Haklaj Azem Hajdarin

30 Shtator 2020, 14:20, Kronika CNA
Nga biseda me Muharremin te kaseta/ Artan Hoxha zbulon arsyen, pse e vrau Fatmir

Gazetari Artan Hoxha, foli pak më parë lidhur me vrasjen e ish-liderit të lëvizjes Djetor ?90, Azem Hajdari.

Hoxha komentoi deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deklaroi se ky i fundit e ngatërroi me qëllim emrin e Fatmir Haklajt me atë të Shkëlqim Haklajt.

Gazetari tha se Shkëlqim Haklaj u vra fill pas mitingut të zhvilluar nga Berisha në Tropojë, ku prezantoi kandidaturën e Azem Hajdarit.

Sipas tij, Fatmir Haklaj kërkoi ta vriste Hajdarin, pasi dyshonte se ky i fundit ishte i përfshirë në vrasjen e të vëllait dhe për këtë gazetari pretendon se ish-dhjetoristi takoi Muharrem Haklajn.

Artan Hoxha deklaroi në emisionin ?Top Talk? se Hajdari i dha Muharrem Haklajt një kasetë dhe 10 ditë pas kësaj Fatmir Haklaj vrau Azemin.

?Berisha ngatërroi ermin e Shkëlqimit dhe Fatmirit. Pse Berisha tha Shkëlqim Haklaj? Berisha nuk e ka përmenduar asnjëherë në publik emrin e Fatmir Haklajt dhe ditën që Berisha ka shkuar në Tropojë për të paraqitur kandidaturën e Azemit, mbas këtij mitingu u vra Shkëlqim Haklaj.

Fatmir Haklaj e akuzonte Azem Hajdarin se ishte i përfshirë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Për këtë gjë ata i bënë një atentat Azem Hajdarit në maj të ?98-ës por nuk u vranë dot.

Azem Hajdari konceptoi se ishte në rrezik dhe bëri një takim me Muharrem Haklajn. Dhe gabimi i Azemit ishte se Muharrem Haklajn e takoi në selinë e PD, në zyrën e tij në kat të dytë.

Ai i thotë se e heq përgjegjësinë nga vetja, i thotë që nuk kam gisht unë dhe djali jot u vra nga këtu dhe në fund duke e ditur që Muharremi është moshë e madhe i thotë merre kasetën çoja Fatmirit dhe më kthe përgjigje mbas 10 ditësh dhe fiks mbas 10 ditësh u parkua ajo makina dhe u vra Azemi?, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga