LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Linja ndërlidhëse e tensionit të lartë Tiranë-Prishtinë/ Berisha: Mori fund megakorrupsioni serb

30 Shtator 2020, 14:52, Politikë CNA
Linja ndërlidhëse e tensionit të lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me rrjetin energjitik që ka lidhur Kosova.

Berisha deklaron se Pavarësia Energjitike është një arritje e rëndësishme për Kosovën dhe duhet përshëndetur.

Ai tregon se linja ndërlidhëse e tensionit të lartë Tiranë ? Prishtinë u projektua dhe tenderua në vitin 2012 dhe pretendon se shënon fundin e megakorrupsionit serb në fushën e energjisë.

?Miq, Kosova u lidh si vend i pavarur me rrjetin e energjitik të Europës. Kjo është një arritje e rëndësishme për tu përshëndetur në fushën e energjisë dhe ekonomisë për Kosovën por edhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Ajo shënon fundin e megakorrupsionit serb në rajon, në fushën e energjisë!

Kjo arritje, me përfundimin 4 vjet më parë të linjës ndërlidhëse të tensionit të lartë Tiranë – Prishtinë, linjë kjo e projektuar, financuar dhe tenderuar në vitin 2012 me ndihmën e qeverisë gjermane, bën të mundur unifikimin e sistemit energjitik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky unifikim sjell kursime të mëdha energjitike për të dy vendet pasi Kosova ka si burim energjitik kryesor ka qymyrin kurse Shqipëria ujin. Urime Kosovës! Sb?, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga