Politikë
“Ironia” e Murrizit/ Edhe draft i Bashkimit Sovjetik të jetë do shikohet nëse kërkon lista të hapura

Kreu i grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi ka deklaruar pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve se do të mirëpret çdo propozim për sa kohë ajo kërkon hapjen e listave.
Murrizi ironizoi maxhorancën kur thotë edhe draft i Bashkimit Sovjetik nëse kërkon hapjen e listave duhet të merret dhe të shikohet.
“Kërkojmë atë që kemi kërkuar prej 19 muajsh në Kuvend. Është hera e parë që të mëdhenjtë në Kuvend erdhën te propozimet e opozitës parlamentare. Pas kërkesës sonë maxhoranca pranoi të tërhiqej nga mbledhja e sotme për diskutuar propozimin tonë në emër të 11 deputetëve.
Edhe draft i Bashkimit Sovjetik nëse kërkon hapjen e listave duhet të merret dhe të shikohet. Jo më i PD. Ne kemi pasur një kërkesë vetëm për hapjen e listave që qytetarët të dinë se kë do votojnë. Opozita jashtë parlamentare e ka deputetin që i sjell draftin në Kuvend. Tashmë opozita ka zgjedhur Gjiknurin. Ai sjell draftet që mblidhen më pas në Këshillin Politik. Shpresoj të mblidhen dhe të mos e anulojnë për shkak se nesër është festa Kombëtare e Kinës. ne e kemi draftin tonë dhe mirëpresim propozim nga cilido subjekt politik”, u shpreh Murrizi.
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...