Connect with Us

Gent Gazheli, kur “ujkut” i varen mëlçitë në qafë

Aktualitet

Gent Gazheli, kur “ujkut” i varen mëlçitë në qafë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka gjetur “ujkun” e Doganave. Gent Gazheli është pikërisht rasti, kur “ujkut i varen mëlçitë në qafë”.

Ish-drejtori i dështuar i Parandalimit të Pastrimit të Parave, i cili përfundoi ambasador në Turqi, për tu shoqëruar nga një tjetër skandal, në lidhje me fëmijët shqiptarë që ndodheshin në kampet e Sirisë.

Gent Gazheli, pasi dështoi në mënyrë spektakolare tek Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, detyrë të cilën e mori me ardhjen e Rilindjes në pushtet, u zhduk në Turqi ca  kohë, që të shpëtonte imazhin e tij dhe më pas u kthye në Tiranë, duke u bërë drejtori i Albpetrol. Një institucion që ka pasur dështime dhe vetëm dështime të pandalshme, që nga dita që Gazheli ka qënë në krye të saj.

Kur “ujkut” i varen mëlçitë në qafë nuk është vetëm rasti i Doganave, por edhe i Albpetrolit, me tenderat skandalozë dhe akuzat e pandalshme ndaj institucionit që ai drejtonte. Tashmë si një militant partie, si ish-financieri i partisë që qarkullonte milionat e fushatave, do të duhet të shkojë në dogana, të mbushë thasët, t’i çojë te partia apo t’i hedhë mbi kurrizin e tij dhe t’i çojë në shtëpi.

LEXO EDHE:  Kotzias flet me emra/ Ja kush po i bllokon negociatat  

Gent Gazheli është “ujku” që i varen mëlçitë në qafë, është rasti më skandaloz në 30 vite, i emërimit të një personi të dështuar pa ndalim. Një zyrtari të korruptuar të shtetit, të përfshirë në një mijë e një bëma dhe gjëma, që tashmë do të mbajë detyrë të rëndësishme.

Gent Gazheli është “ujku” me mëlçitë në qafë, në krye të Doganave Shqiptare.

Pasi “hëngri mëlçitë” në PS, shkoi dhe “hëngri mëlçitë” tek Pastrimi i Parave, “hëngri” edhe ato të Turqisë, se ishte i pangopur, pasi i futi edhe ca “mëlçi” të tjera në Albpetrol, tani ka ngelur si “ujk” i vjetër, të “hajë” edhe “mëlçitë” e doganave./ CNA.al

Pas skandalit me rastin e Alvin Berishës, Gent Gazheli merr postin e rëndësishëm

Pas skandaleve dhe dështimeve/ Gent Gazheli merr një tjetër shpërblim nga Rama

Genti Gazheli, doganieri që u bë ambasador për interesa korruptive

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Publikuar

-

Nga

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  Si po i çmonton aleatët Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Luftë informalitetit/ Rama paralajmëron bizneset

Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama: Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, do të shërbejë për udhëtimet jashtë vendit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat bëri me dijë se Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit.

Sipas Ramës, kjo do të shërbejë nëse vendet e huaja do ta vendosin si kusht për të gjithë ata që do të udhëtojnë.

“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Dyshohet se një person është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE