LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Dasho ironizon Komitetin Teknik/ Do parandalojnë valën e dytë duke mos lënë të ikë e para

30 Shtator 2020, 17:08, Lifestyle CNA
Erion Dasho ironizon Komitetin Teknik/ Do parandalojnë valën e

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka ironizuar pak minuta më parë Komitetin Teknik të ekspertëve për situatën shëndetësore në vend.

Në kohën kur të gjithë i trembemi një vale të dytë nga Covid-19, ekspertët e Komitetit Teknik kanë deklaruar se ata do ta parandalojnë.

Me tone ironike, Dasho thotë se komiteti do ta parandalojë valën e dytë duke mos lënë të ikë vala e parë.

?Si e parandalon komiteti shqiptar valën e dytë të Covid?

– Duke mos lënë valën e parë të ikë…?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Erion Dasho del kundër komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi ai i ka bërë gjithmonë publike kritikat e tij për menaxhimin e pandemisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga