Politikë
Dritan Hila “kacafytet” me Agron Dukën/ Nuk denonconi me emra oligarkët se doni të bashkëpunoni me ta

Një debat ka ndodhur mbërmjen e sotme midis moderatorit Dritan Hila dhe kreut të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
Hila i ka kërkuar llogari Dukës se përse opozita e Lulzim Bashës, ku ai bën pjesë, nuk denoncon me emra oligarkët që po vjedhin paratë e shqiptarëve.
Kryetari i PAA-së u mundua të justifikohej duke thënë se nuk është etike të përmenden emra, ndërsa moderatori deklaroi se ata nuk i nxjerrin emrat sepse duan të bashkëpunojnë me ta.
Debati në emisionin “Arena” në Ora News:
Hila: Askush nga opozita nuk përmend emrat e oligarkëve, ka frikë.
Duka: Nuk më duket etike të përmendim emra.
Hila: Etike? Të marrin lekët e buxhetit dhe të mijat… Ti përmendin opozita o burrë!
Duka: Pse i kemi fikë ne?
Hila: Po i keni frikë se ju marrin votat dhe keni qejf që të bashkëpunoni nesër me ta, se gjysmat e PPP ju ua keni dhënë.
Duka: Nuk është njëlloj situata.
Hila: Kjo opozitë u ka dhënë gjysmat e PPP.
Duka: Ky (Rama) i ka bërë ortakë, me PPP./ CNA.al