LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do t'i hajë për së gjalli”/ Flamur Noka i përgjigjet Spiropalit: Të hajë peshkun e Shirokës!

30 Shtator 2020, 21:25, Politikë CNA
“Do t'i hajë për së gjalli”/ Flamur Noka i

Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Aktualitet? , ku ka folur për situatën politike, ndërsa i dha edhe një përgjigje ministres Spiropali që para disa ditësh në një studio televizive tha se ?do ti hajë për së gjalli?.

Me ironi, Noka u përgjigj shkurt: Elisa të shkojë të hajë peshkun e atij Shirokës po lëre.

Ndërsa nuk la jashtë vëmendjes cështjen e detit duke treguar se Rama u kthye tek varianti i Berishës dhe tashmë sipas tij është ?përrallë e mbaruar?.

?Kur ka problematika të tyre që i djeg shumë, këta sajojnë problematika të tjera fallso që njerëzit të mbyten pas tyre dhe të harrohet e vërteta. Ka vetëm një dhe vetëm një, cështja e Detit është përrallë dhe ka mbaruar. Rama u kthye tek varianti i Berishës dikur, e shau, e sulmoi e cfarë si tha dhe sot u kthye prap. Kur? Ditën kur u kthye në Athinë. Ne do të merremi nga sot deri më 25 Prill, katandisjen që i ka bërë Rilindjen këtij vendi dhe rrugët që opozita ka si zgjidhje. Tani është katandisur me gjysmën e shikueshmërisë së Bashës?, tha Noka./CNA.al

Lajmet e fundit nga