Connect with Us

Diksutimet pët listat e hapura/ Murrizi: Të tërhiqet drafti i propozuar në janar!

Politikë

Diksutimet pët listat e hapura/ Murrizi: Të tërhiqet drafti i propozuar në janar!

Publikuar

-

“100 i ka marrë Basha dhe Monika, 74 Rama”/ Murrizi “zbras ankesat”: Nuk na mbeten asgjë

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve për të diskutuar nen për nen për draftet e propozuara për listat e hapura.

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi kërkoi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që drafti i propozuar në janar ku ishin dhe emrat e tij dhe Halit Valterit të tërhiqeshin, pasi ai draft ishte dorëzuar para ndryshimeve kushtetuese. Murrizi kërkoi që në emër të tij të merrej parasysh vetëm drafti i shtatorit 2020.

Ai tha se në atë draft ishte kërkuar sistem proporcional kombëtar dhe tashmë sipas tij ky sistem nuk qëndron dhe është i pamundur.
Ndërsa nga ana tjetër Ralf Gjoni tha se drafti i dorëzuar nga ai në janar me firmat e 50 mijë qytetarëve duhet të merret parasysh për diskutim.

Diskutimet:

Murrizi: Nisur nga ndryshimet kushtetuese të 30n korrikut unë së bashku me Valterin si propozues kërkoj që të tërhiqet drafti i propozuar në Janar, sepse ndryshimet kushtetuese. Hiqni propozimin tim dhe të Valterit në Janar, mbani atë në shtator 2020/
Manja: Jam plotësisht që projektligji është depozituar para ndryshimeve kushtetuese. Ju tërhiqeni nga ato nene që nuk kanë lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nisma qendron, port ë shqyrtojmë nenet që . në nismën e Janarit janë propozuar ndryshimet në shumë nene të Kodit Zgjedhor.
Ralf Gjoni: Kam menduar thellë këtë punë dhe dëshiroj që të konfirmoj që unë i qëndroj deri në fund iniciativës të Janarit në respekt të 50 mijë firmave dhe atyre që kanë punuar në këtë draft, por edhe politikisht, duke pasur parasysh ndryshimet kushtetuese mendoj që ju nëse keni vullnet politik mund të ndryshoni sërish Kushtetutën, meqë keni thirrje dhe nga ambasadorët në Tiranë, mund ta çoni, ju jap mbështetjen time ta çoni në Këshillin Politik. Nëse doni ta hidhni me shumicë votash, në fund të fundit demokracia vota është.
Manja: Ne i kemi bashkuar dy nismat e Janarit në një kolonë të integruar. Në këto kushte në dakordësi të plotë edhe me relatorin Shameti do të jemi detyruar ti hedh në votim nen për nen
Shameti: Përpara të gjithë deputetëve është një draft i integruar, me pastrimin e nismës origjinale dua të sqaroj një detaj tjetër, janë dhe disa amendamente të propozuara nga unë, sepse nuk kanë të bëjnë me thelbin e secilës dispozitë.
Spartak Braho: Gjoni e hodhi vet poshtë propozimin se tha jam dakord me ndryshimet Kushtetuese. Ne duam të bëjmë rend dite tjetër të bëjmë shqyrtimin dhe të ikim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mediu bëhet nostalgjik/ Kujton historinë me ish-Presidentin Bush: E puthën kamarierët në faqe

Publikuar

-

Nga

“Të bashkohemi kundër Ramës”/ Mediu thirrje Metës të shpërndajë Parlamentin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nostalgjik mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për zgjedhjet në SHBA dhe për politikanët amerikanë.

Ai tha se politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, ndërsa për të mbështetur këtë deklaratë, tregoi dy ngjarje që i kishin mbetur në mendje gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri, në vitin 2007.

Mediu tregoi se gjatë një darke një nga kamarierët e restorantit ku ata po hanin kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin dhe pas tij e puthën të gjithë kamarierët.

Madhështia e politikanëve amerikanë është raporti njerëzor që ata krijojnë me njerëzit. Ka një diferencë të madhe mes politikanëve europianë dhe ata amerikanë. Raportin njerëzor e kanë shumë të rëndësishëm, të japë dy shembuj. Një moment kur ishin në takim me Presidentin Bush dhe ishte zoti Berisha, ishim për drekë. Ndër të tjera, një nga kamarierët i thotë zotit Berisha, a mund ta puth në faqe Presidentin amerikan. Berisha ngeli i shtrënguar në atë moment. Presidenti Bush tha çfarë kërkon ai, do që të të puthë në faqe. Po mirë tha le të vijë. Më pas të gjithë kamarierët burra dhe gra erdhën për ta puthur. Tha të lutem hiqe pak kamerën se po doli kjo foto në SHBA nuk e di se çfarë do bëhet“, u shpreh kreu i PR-së në Report Tv, ndërsa tregoi edhe një episod tjetër të takimit.

LEXO EDHE:  “Marrëveshja e 17 majit nuk është prishur”/ Murrizi nxjerr të pathënat: Rama-Basha mesazhe njëri-tjetrit

LEXO EDHE:  Kuvendi voton marrëveshjen e 5 qershorit/ Murrizi: Ta gëzoni, ndërrojeni edhe datën

Djali im ishte i vogël në atë kohë dhe ishte mësuar se unë do t’i çoja ndonjë autograf. Më tha a mund t’i marrësh një autograf Bushit. Kur ishim të ulur, e pyeta a është e mundur të ma japësh. Ai me mirësinë e vetë më thotë, se si e quajnë djalin. Ma nënshkroi dhe ma dha. Kur u larguam më tha bëji të fala djalit. Unë i thashë djalit ke të fala nga Presidenti, ai mu përgjigj ku më njeh mua ai. Raporti njerëzor i tyre dhe sidomos vlerësimi që kanë pasur me shqiptarët është jashtëzakonisht e vlefshme. Ruajtja e këtyre raporteve krahas atyre politike është e vlefshme“, rrëfeu Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Publikuar

-

Nga

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Publikuar

-

Nga

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, politikat e SHBA për Ballkanin nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Sipas tij qëllimi kryesor i administratës së re do të jetë dhënia fund e armiqësive në Ballkan dhe për këtë ai shtroi se shpresonte që të mos “ketë dhimbje” duke iu referuar ndonjë zgjidhjeje në dëm të interesit të shqiptarëve.

Z. Haxhiu theksoi se “Kosova ka pafuqi për të zgjidhur problemin në veri’ dhe se “administrata Biden do t’i vërë pikën kësaj çështjeje”.

Ndërsa gazetari Andi Bushati thotë se politikat e ndjekura nga Trump dhe presidentët e mëparshëm të Demokratëve kanë “vija të qarta ndarëse”.

“Në periudhën Trump kemi parë një Amerikë tjetër se sa ajo Amerika e ëndrrave që çliroi Kosovën. Shpresoj dhe besoj që të rikthehet Amerika e ëndrrave dhe jo ajo e tipave kaubojsë të Trump dhe Grenell”, deklaroi z. Bushati.

LEXO EDHE:  Murrizi me Hajdarin në SHBA/ Me të bijën e Azemit për të denoncuar neodiktaturën

LEXO EDHE:  Murrizi flet pa dorashka/ PD është ulur në “prehrin” e Gjiknurit, kush ka këllqe të shkojmë në zgjedhje

Për z. Haxhiu edhe pse nuk pajtohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, tha se, ajo ka ardhur kryesisht për shkak të pamundësisë së liderëve të Kosovës për të zgjidhur problemet.

Në fund, Baton Haxhiu konsideroi si vendimtar faktin se si do të jenë marrëdhëniet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me pasardhësin e Merkel, që e cilësoi më afër Rusisë.

“Kam frikë se Kosova me këtë administratë do të ketë probleme serioze dhe nuk besoj se do të pyesin shumë për të ardhmen tonë”, përfundoi z. Haxhiu./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE