LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati me Gjinkurin/ Hajdari kërkon të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve

30 Shtator 2020, 09:38, Politikë CNA
Debati me Gjinkurin/ Hajdari kërkon të shtyhet mbledhja e Komisionit

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore ka kërkuar të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve për t?u takuar ditën e nesërme pas mbledhjes së Këshillit Politik të thirrur nga Damian Gjiknuri.

?Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik?, u shpreh Hajdari.
Debati në komision

Rudina Hajdari: Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI. Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik

Gjiknuri: Nuk kemi pse pengojmë Komisionin e Ligjeve. Këshilli Politik do të vazhdojë nesër, por ne këtu do vazhdojmë pa e ndërprerë punën. Do të vazhdojmë dhe nesër, të shohim ku mund të afrohemi, pa e cënuar frymën e Kushtetutës

Hajdari: Ato që do diskutojmë ne sot, preken drejtpërdrejt nga propozimi i opozitës jashtë parlamentare. Duhet t?i marrim parasysh propozimet e tyre. Janë të njëjtat nene. Do të duhet tu rikthehemi më pas. Nëse nuk doni konsensus, është puna juaj. Po nëse keni vullnet t?i përfshini edhe ata, edhe për votën parapëlqyese edhe për koalicionet, ndalojeni këtë mbledhje, dhe vazhdojmë pas Këshillit Politik. Ky është një gabim shumë i rëndë. Tregojeni vullnetin e mirë, tani, në këtë momente. Ndërprisni këtë mbledhje. Të biem dakord në Këshillin Politik se si do të hapen listat, pra të vijmë këtu.

Gjiknuri: Habitem se znj. Hajdari ka ndryshuar mendim për këshillin politik. Fryma e re e Kushtetutës e ka mbyllur debatin për koalicionet. Është pikë e vështirë për të gjetur kompromis, kudo që mund ta diskutojmë atë. Ky proces do të vazhdojë këtu, por nuk e ndërpret punën e Këshillit Politik./CNA.al

Lajmet e fundit nga