Connect with Us

CNA zbuloi skandalin për BMW-në luksoze/ PD thirrje SPAK: Heto abuzimet e Lleshajt

Politikë

CNA zbuloi skandalin për BMW-në luksoze/ PD thirrje SPAK: Heto abuzimet e Lleshajt

Publikuar

-

Skandali me makinën Luksoze/ Maqedonia e Veriut leksion Sandër Lleshajt

CNA.al prej rreth një muaji ka publikuar një skandal të padëgjuar më parë, ku është përfshirë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

CNA.al ka treguar sesi Policia e Shtetit ka blerë një mjet luksoz, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por më pas mjeti me procedura ekstraligjore është sjellë në vendin tonë, i janë vënë targa false dhe me të shëtit rrugëve të Shqipërisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Por nuk përfundon me kaq, pasi CNA.al zbuloi edhe se mjetit BMW, i cili deri pak kohë më parë ka mbajtur targën AA 976 UT, tashmë i janë ndryshuar targat, në AB 395 BC.

Pas disa javësh që CNA.al ka denoncuar skandalin, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. PD e përfaqësuar nga ish-deputeti Xhemal Gjunkshi, kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu Gjunkshi deklaron se duhet shkarkuar i gjithë zinxhiri i Komandimit dhe Drejtimit të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor nga ana e Drejtorit të Pergjithëm të Policisë së Shtetit dhe duhet nisur hetimi i menjëhershëm nga ana e SPAK, për të gjitha shkeljet , abuzimet, mashtrimet mbi mënyrën e blerjes së Mjetit Tip BMW në Gjermani.

“Ministri Brendshëm Lleshaj pranon fajin! Dorëhiqu!

Të nderuar qytetarë! Sot ndodhemi përballë një fakti tronditës, aspak të besueshëm, por mëse të vërtetë! Ministri i Brendshëm me vetëdije të plotë, duke bërë dhe rolin e budallait, të paditurit ka qarkulluar me mjetin e ri Tip BMË me targa false.

Deri dje i njëjti mjet ka lëvizur me Targë AA 976 UT, Sot po i njëjti mjet mban Targën; AB 395 BC

Ministri Lleshaj ka dhënë shembullin personal duke shkelur këto Nene të ligjit 8378 date 22.07.98 Kodi rrugor:

Neni 99

Targat e regjistrimit për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot

12. Cilido që qarkullon me një mjet të pajisur me një targë që nuk është e vetja ose është e falsifikuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

14. Cilido që falsifikon, ndryshon ose ndërron targën automobilistike apo përdor targa të modifikuara, të falsifikuara a të ndërruara, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

LEXO EDHE:  Bëhuni pjesë e Partisë Demokratike për Idealin dhe jo për interesat personale !

15. Për shkeljet e parashikuara në pikën 12 zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit.

Neni 100:

Prodhimi, shpërndarja, kthimi dhe tërheqja e targave….

3. Cilido që prodhon ose shpërndan në mënyrë abuzive targa për automjete, motomjete dhe rimorkio, ndëshkohet, kur kjo shkelje nuk përbën krim, me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe zbatohet edhe masa administrative plotësuese e konfiskimit të targave.

Për këtë arsye Ministri i Brendshëm duhet të dalë; Para Komisionit Vlerësues për Masat Administrative.

Në këto kushte kur; Policia e Shtetit drejtohet nga një Ministër i Papërgjegjshëm, mashtrues, kur strukturat e Policisë së Shtetit janë të lidhura me krimin dhe me grupe të strukturuara kriminale kërkoj;

1. Dorëheqjen e Ministrit Rendit!

2. Shkarkimin e të gjithë zinxhirit te Komandimit dhe Drejtimit të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor nga ana e Drejtorit të Pergjithëm të Policisë së Shtetit !

3. Hetim i menjëhershëm nga ana e SPAK, për të gjitha shkeljet , abuzimet, mashtrimet mbi mënyrën e blerjes së Mjetit Tip BMW në Gjermani.

Këta përveç se të paaftë, të korruptuar, gjobvënës, kanë lejuar me dashje që Ministri i tyre të shkelë ligjin me Katër këmbë. Poshtërsitë dhe palaçollëqet e këtij ministri dhe të Kryegënjeshtarit nuk kanë të ndalur. Këta nuk kanë fytyrë, nuk kanë cipë, nuk kanë moral. Kabinetit të Qeverisë Rama u kanë plasur ujrat e zeza. Mbajnë era qelbësirë”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

Gonxhja e pranon/ Lleshaj qarkulloi me targa false

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Tre faktet që akuzojnë Sandër Lleshajn

Zbulohen detaje të reja nga skandali i makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt

Thellohet skandali me makinën 100 milionëshe/ Lleshaj “kyç” gojën, asnjë reagim për mjetin luksoz 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Votoi kundër emërimit të Çuçit dhe Ikonomit/ Justifikohet Mimi Kodheli: Nuk kisha syzet

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  Shit-blerja e votave në Dibër/ Dosja “e nxehtë” tashmë në dorën e SPAK

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve/ Meta: Mirënjohje për solidaritetin në momente kritike

Publikuar

-

Nga

Terrori në Velipojë/ Meta apel Policisë: Po vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i dhjetëra qytetarëve, merrni masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën që kanë marrë nga BE në këto momente kritike për vendin tonë.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺”, shprehet presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Incidenti në Elbasan/ Basha: Unë shoqërohem nga intelektualë, Rama nga banditë

LEXO EDHE:  Basha bashkëbisedon me drejtuesin e Portalit Studentor/ Kërkesa Ramës për arsimin

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE