Politikë
“300 mijë lekë rroga minimale”/ Hoxha tregon pse Rama flet me të vjetra për pagat

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratëve të kryeministrit Edi Rama për rritjen e rrogës minimale në 30 mijë lekë të reja.
Sipas Hoxhës, kur flasin për taksa apo për PPP flasin me lekë të reja që të duken pak ndërsa kur flasin për para që do i japin popullit flasin me të vjetra që të duken shumë.
Hoxha ka ngritur pyetjen se ccfarë mund të bëjë më parë një shqiptar me një rrogë prej 30 mijë lekësh të reja.
“Keta jane te medhenj fare… Kur flasin per taksa, apo per tendera, PPP-ra, qe duhet te paguaj populli, flasin me leke te reja, qe te duken pak… Kur flasin per para, qe do ti japin popullit, flasin me vjetra, qe te duken shume…
Nuk e di cfare mendimi kane pronaret e qendrave tregetare ne vend, cfare mund te blej nje shqiptar, me “ngritjen e madhe” te pages minimale nga udheheqesi… Me 30 mije leke te reja ne muaj cfare te bej me pare?! Te paguaj dritat, ujin, thesin e miellit, te bleje ndonje rraqe te tregu gabit, lere pastaj po te semuret dhe ti duhet te bleje ilaç”, shkruan Hoxha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...