LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhensila Myrtezaj flet për fëmijërinë e vështirë/ “E vetmja dritare e hapur ishte muzika”

29 Shtator 2020, 08:25, Lifestyle CNA
Xhensila Myrtezaj flet për fëmijërinë e vështirë/

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar së fundi në emisionin ?NIN?, ku ka folur për fëmijërinë. Ajo ka treguar edhe një herë që është rritur me prindër të divorcuar dhe i është dashur të rritet para kohe.

Në atë kohë të vështirë për të e vetmja dritare e hapur për këngëtaren ishte muzika ndaj dhe lidhja e saj me muzikën është shumë e fortë.

?Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga