Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks Fare ku ka dhënë një intersitë të veçantë.
Pyetjeve të dy prezantuesve Devi dhe Dori, kreyministri i ka dhënë duke iu nënshtruar testit të makinës së të vërtetës.
Fillimisht kryeministri Rama ka treguar se emrin Edvin ia ka vënë gjyshja, por më pas ka preferuar të mbajë shkurtimin emrit Edvin.
Pyetjes se a ke mbajtur maskë përpara pandemisë , kryeministri i është përgjigjur “Po”, “Këtë maskën kështu jo (maskwn kundwr Covidit), por një maskë tjetër po.”
Prezantuesit e Fiks Fare e pyetën kryeminsitrin Rama edhe për mardhëniet që ai ka aktualisht me Presidentin Meta, nëse vazhdonin të kishin mardhënie institucionale
Kryeminsitri konfirmoi se aktualisht nuk ka as mardhënie institucionale “Mardhëniet nuk i kam sepse po pres që t’i dalë rakia”.
Rama gjatë intervistës së tij në Fiks Fare nuk ka preferuar t’i përgjgijet pyetjes për cilësimin si gjethe të kalbura që Presidenti Meta u bëri të larguarëve nga LSI (Lefter Koka, Nasip Naço), të cilët kalaun në PS.
Perpara “makinës së të vërtetës” kryeminsitri pranoi se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka bërë.
Gjithashtu nuk ka preferuar që t’i përgjigjet pyetjes se përse nuk kërkon zbatimin e ligjit për mitingjet e opozitës ku nuk po respektohen masat anticovid, por i drejtohet për ndihmë Zotit.
“Çfarë janë këto pyetje? Ju ka zënë kjo sëmundja e analistëve dhe ju”, ishte përgjigja e kryeminstrit.
Përpara makinës së të vërtetës kryeminsitri Rama i ribëri edhe një herë parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit .Fillimisht parashikoi që PS do të marrë 74-78 mandate, por në fund u ul në 74-76 mandate.
Gjatë intervistës së tij nuk munguan “thumbat”për Presidnetin Meta, zonjën Kryemadhi, zotin Basha dhe zotin Berisha.
LEXO EDHE: Situata nga Covid/ Epidemiologia: Nëse bie numri i infektimeve për dy javë do hapen universitetet
Duke ironizuar tha se “Tek Basha pëlqej që kur rren zëri i bëhet me i ëmbël. Monika më pëlqen kur s’flet, kurse tek Meta edhe kur është tapë thotë jam esëll.Tek Berisha pëlqej qetësinë që e karakterizon”.
Pyetjes se çfarë nuk pëlqen tek vetja, kryeministri kërkon nga djemtë të fikin “makinën e së vërtetës” për të treguar se nuk i pëlqen zëri i tij i brendshëm.
Rama u pyet se me kë do bënte koaliciom nëse nuk do të mund të arrijë kuotën e deputetëve për të qeverisur .
“Do bëj koalicion me Fiks Fare që të vij të punoj këtu part-time”.
Pyetjes se ku ka më sbumë komunistë sot, në PD apo në PS Rama u përgjigj se komunistat më të shumtë janë grumbulluar tek Gjiri i Lalzit.
Pyetjes thumbuese se çfarë pëlqen më shumë të pijë midis rakisë verës dhe drogës Rama u përgjigj: “Qumësht grenxash pluhur, thithe nga veshi dhe je bombë”.
Pyetjes së Fiks fare se nëse ishte duke e shfrytëzuar për fushatë vaksinimin kundër Covidi-t, kërkoi që në përgjigjen e kësaj pyetjeje të jetë serioz duke u shprehur se “një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje dhe 300 mijë vaksina përkthehen në 300mijë buzëqeshje”.
-Nëse pas 25 prillit do t’i duhej të krijonte qevrinë me opozitën, Rama tha se Bashës do t’i jepte Ministrinë e Shtetit për Relaksin, ndërsa Kryemadhit Drejtorinë e Përgjithsme të Sherreve.
Pyetjes se ku e ndjen veten më mirë si politikan apo si piktor, Rama u përgjigj “politikan piktor”.