LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptari zgjidhet këshilltar në Bolzano të Italisë/ Do isha i kënaqur po të kishte fituar edhe rivali im

29 Shtator 2020, 16:44, Aktualitet CNA
Shqiptari zgjidhet këshilltar në Bolzano të Italisë/ Do isha

Pak javë më parë në shtatë rajone të Italisë u zhvilluan zgjedhjet lokale, një test elektoral për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit, një test për qeverinë e qendrës së majtë të Kryeministrit Giuseppe Conte.

Dy partitë kryesore qeverisëse – Social Demokratët e PD dhe Lëvizja Pesë Yje – morën rezultate pozitive. Social Demokratët patën sukses në Toskana dhe Pulia dhe mund të vazhdojnë të qeverisin  te sigurt në të dyja rajone. Partia opozitare e Matteo Salvini, Lega, pësoi disfatë, veçanërisht për shkak të humbjes së votave në Toskanë.

Në zgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandiduan dhe rreth 50 emigrantë shqiptarë. Ata janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike që kandiduan në lista civile apo grupime politike me synimin për të qenë anëtarë me të drejta të plota në drejtimin e pushtetit vendor në 7 rajone e më 957 komunat italiane.

Tritan Myftiu, ka arritur të fitojë në Këshillin Bashkiak në Komunën e Bolzanos, pasi dy herë më parë nuk ia kishte dalë për shkak të mungesës së një numri të pakët votash.

Z. Myftiu në një interviste për Euronews Albania tregoi se, në këshill do të jenë për herë t parë tre të huaj, dy marokenë, ai dhe një maqedonas. Ai thotë se ka qenë gjithmonë pjesë e partive të djathta ndërsa jeton në Itali prej 30 vitesh.

?Kam milituar në partitë e djathta dhe në zgjedhjet lokale isha pjesë e partisë Frateli d?Italia. Kësaj here për pak vota kam arritur që të hyj në këshillin bashkiak. Padyshim që kam hyrë me votat shqiptarëve dhe do të kërkoj që t?i përfaqësoj sa më mirë?, tha ai.

Z. Myftiu tregoi më tej se, kanë qenë 8 kandidatë shqiptarë ku një tjetër shqiptar që kandidonte për krahun e majtë për 23 vota ka humbur mandatin. Shkak sipas tij është bërë pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve në zgjedhje.

?Rivali im për 23 vota nuk arriti që të hyjë. Do të isha i kënaqur që të kishte fituar dhe për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve. Nga 1500 shqiptarë me të drejtë vote, pjesë marrja nuk ka arritur as në 500 vota. Edhe pak persona sikur të kishin marrë pjesë në votim do të kishin hyrë dhe 2-3 të tjera?, përfundoi z. Mysftiu.

Lajmet e fundit nga